Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
COVID-19 sjell një problem të ri – Vështirësinë për t’i njohur fytyrat me maskë

Pas disa muajsh përballjeje me pandeminë COVID-19, është krejt normale që t’i shohim njerëzit teksa vendosin maska në vende publike.

Por, përderisa kjo masë e ndërmarrë ndikon në ruajtjen e shëndetit fizik, disa persona po përballen me një tjetër problem serioz: mosnjohjen e fytyrave të mbuluara me maska.

Në një studim të zhvilluar nga disa psikologë amerikanë, është vërejtur një paaftësi më e madhe për t’i njohur fytyrat e maskuara sesa ato pa maska. Sa i përket studimit, ai u zhvillua në kuadër të Universitetit të Torontos dhe pati diku rreth 500 respodentë.

Të gjithë këtyre pjesëmarrësve iu paraqiten fytyra të njohura të cilat ishin të maskuara, por pati shumë nga ta që nuk ia arritën të shënonin rezultate pozitive në këtë test.  Në rezultatet nga kjo formë testimi, doli se 13 për qind e personave të përfshirë në këtë eksperiment patën shumë vështirësi në njohjen e fytyrave, shifër kjo shumë e lartë dhe shqetësuese.

Problemet e këtilla të njohjes së fytyrës çojnë drejt një dyshimi që lidhet me një çrregullim psikologjik i njohur me emrin prosopagnosia (pamundësisë së njohjes së fytyrave), i cili mund të shfaqet që në lindje ose edhe gradualisht.

Sidoqoftë, jo domosdoshmërisht problemet për ta dalluar një fytyrë në këto kohë do të thotë se ju keni simptoma të prosopagosias, por është e rëndësishme të dihet se çka saktësisht shkakton kjo sëmundje në mënyrë që të krahasohen shenjat me gjendjen tuaj aktuale.

Ҫka është prosopagosia?

Prosopagosia është problem neurologjik i cili ka të bëjë me paaftësinë e individit në njohjen e fytyrave. Sipas psikologëve, ky problem manifestohet në disa shkallë, ashtu që secila ka probleme më të rënda se tjetra

Te shkalla e parë hyjnë problemet e individit për t’i njohur fytyrat e njerëzve të afërm, kjo shkallë mund të eskalojë deri aty saqë personi në fjalë mund të mos e dallojë as fytyrën e vet.

Shkalla e dytë ka të bëjë me paaftësinë e pacientit nëidentifikimin e fytyrave të panjohura, ndërsa faza e tretë lidhet me pamundësinë e dallimit të fytyrave nga objektet.

Ende nuk është e qartë se sa është numri i saktë i njerëzve që vuajnë nga ky problem, por mendohet se janë diku rreth 2 për qind (një në 50 njerëz) që kanë çrregullime të tilla neurologjike.

Doktorët besojnë se ky problem shkaktohet nga problemet në tru, për pasojë kjo gjendje pasqyrohet deri në paaftësinë ë njohjes.

Sipas psikologëve, prosopagosia ekziston gjatë tërë jetës te disa njerëz, kurse për disa të tjerë kjo sjellje e çuditshme përfitohet më vonë nëse personi në fjalë ka sulm në zemër oseprobleme me tru. Ndërkaq ende nuk është gjetur lidhje në mes të problemeve në të mësuar dhe paaftësisë së dallimit të fytyrave.

Arkiva

Kategoritë