Sht, Jan 23, 2021
Banner Top
Banner Top
COVID 19 “Më ndihmoni të largohem! Ju keni vetëm një mundësi!”

Shkruar nga Dr. Ilr Kurtishi

CORONA VIRUS – Akoma jam në mesin tuaj!

Unë nuk kam lindur për t’ju NDËSHKUAR!
Unë nuk kam ndërmend të pasurohem dhe nuk interesohem për pasurinë tuaj! Nuk interesohem as për dominim fetar, politik apo ideologjik. Nuk kam asnjë lidhje me epërsinë racore, gjinore apo regjionale!

Unë kam lindur për t’ju ZGJUAR dhe do iki posa misioni im të përmbushet!
Por, unë nuk jam i pamposhtur, kam edhe dobësitë e mia, dorëzohem para kulturës higjienike dhe nuk mund të mbijetojë distancimin fizik dhe shoqëror! Unë përkulem para rregullave dhe disiplinës!

Andaj, më dëgjoni me kujdes! Unë jam lodhur me ju dhe me kokëfortësinë tuaj! Më ndihmoni të largohem! Ju keni vetëm një mundësi!
Ndiqni udhëzimet shëndetësore, higjienën personale dhe distancimin. Bëhuni roje të shëndetit tuaj dhe të njerëzimit, praktikoni dashurinë për njëri-tjetrin dhe kujdesuni për planetin tuaj të dashur Tokë!

ZGJOHUNI SA NUK ËSHTË BËRË VONË!

Arkiva

Kategoritë