Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
COVID-19, Mbretëria e Bashkuar duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë për të shmangur një valë të tretë

Mbretëria e Bashkuar duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë për të shmangur një valë të tretë të shpërthimit të coronavirusit.

Kjo vjen si shkak i një studimi nga “London School of Hygiene dhe Tropical Medicine” (LSHTM).

Sipas medieve të huaja, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 71 mijë viktima dhe 2.3 milionë raste nga COVID-19.

“Skenari më i rreptë i ndërhyrjes sikurse me nivelin 4 (kufizimet) në të gjithë Anglinë, mbyllja e shkollave gjatë janarit dhe vaksinimi i 2 milionë njerëzve në javë, është skenari i vetëm që kemi konsideruar për të ulur ngarkesën në ICU (kujdesi intensiv)”, thotë studimi.

“Në mungesë së ‘shtrirjes’ së konsiderueshme të vaksinave, rastet, shtrimet në spital, pranimet në ICU si dhe vdekjet në vitin 2021, mund t’i tejkalojnë ato në vitin 2020”, sipas hulumtimit.

Implementimi i përshpejtuar i 2 milionë vaksinave në javë “parashikohet të ketë një ndikim shumë më thelbësor”, thuhet më tej. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë