Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
COVID-19 dhe ankthi ndaj çdo simptome që ngjason në virus

COVID-19 dhe ankthi ndaj çdo simptome që ngjason në virus

COVID-19  po vazhdon të jetë një virus i panjohur për ekspertët e shëndetësisë.

Simptoma të reja, forma të ndryshme të paraqitjes, krijimi i antitrupave e shumë çka tjetër po vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe në gjithë botën.

Si rezultat, çdo ditë e më shumë po rritet ankthi dhe stresi karshi virusit.

Pikërisht për këtë shqetësim, Antigona Qenaj Sejdiu – Psikologe në Klinikën OLIVE, ka folur për portalin Familja Jonë.

Zonja Qenaj Sejdiu ka theksuar që pikërisht ky ankth ndikon  shumë negativisht në shëndetin tonë, duke na dhënë edhe simptoma që duken reale, e që në fakt janë psikosomatike.

Duhet të gjejmë metoda dhe ta menaxhojmë frikën që na krijohet nga virus.

Për detaje më shumë e gjeni intervistën e saj të plotë. /Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë