Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Covid-19/ Ç’po ndodh në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.209 vdekje, në Brazil 922 ndërsa në Meksikë 554.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se me 1.209 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 76.271.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 95.551 raste të reja, duke shënuar rritjen më të lartë të regjistruar deri më tani në Indi si dhe “shifrën më të lartë të shënuar brenda një dite në një vend të vetëm të botës”.

Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste ditore rekord njëra pas tjetrës, numri i rasteve është rritur në 4.562.415.

Deri më tani ka arritur në 3.542.663 numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi, popullsia e së cilës tejkalon 1.3 miliardë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 40.431 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 4.239.763 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 129.575 me 922 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.497.337.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 554 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 69.649. Ndërkaq, me 4.857 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 652.364.

Deri më tani, në vend janë shëruar 458.850 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Arkiva

Kategoritë