Mar, Jan 19, 2021
Banner Top
Banner Top
Coronavirus do të identifikohet përmes tingullit të kollës

Studimi tjetër që po bëhet me qëllim të identifikimit të personave të infektuar me Covid-19, është ai që për bazë e ka tingullin e lëshuar nga kolla e personave të infektuar, ose jo, me coronavirus.

Hulumtues nga SHBA, Spanja e Italia janë duke i përpunuar të dhënat në “University of Massachusetts Amherst” në SHBA, studim që u publikua në revistën shkencore për hulumtime – Proceedings of the ACM on Interactive, Mobile, Wearable and Ubiquitous Technologies (IMWUT).

Ata po e përdorin intelegjencën artificiale (Al), për të kuptuar nëse një person është i prekur nga ky virus. Përmes krahasimit të tingullit të tij, dhe tingujve që janë regjistruar nga mijëra persona pjesëmarrës në këtë studim, kuptohet diagnosa që mund t’iu vijë në ndihmë spitaleve.

Algoritmi i cili si aplikacion quhet FluSense, përmes fotografive termike që realizohen gjatë kollitjes e bën dallimin se kur vjen kolla si pasojë e gripit të thejshtë, e kur si pasojë e infektimit me SARS-CoV-2.

Ky aplikacion gjatë vitit 2018 dhe 2019, i ka mbledhur 21 milion mostra të zërave dhe fotografi termike nga zonat më të populluara në mbarë botën. Përmes këtyre të dhënave është bërë identifikimi i sëmundjeve e virozave të ndryshme, ku thuhet se ka pasur sukses në të gjitha rastet./NetDoktori

Arkiva

Kategoritë