Die, Dhj 6, 2020
Banner Top
Banner Top
“Co-sleeping”, avantazhet dhe disavantazhet e të fjeturit bashkë me fëmijën

Si fillim le të shpjegojmë shkurtimisht se cfarë do të thotë “co-sleeping”. Për të gjithë prindërit, kur përdorim këtë term i referohemi fjetjes së fëmijës bashkë me prindërit në një krevat. Debati në lidhje me këtë ka qënë gjithnjë i hapur dhe duhet të dini se American Academy of Pediatrics nuk e këshillon co-sleeping.

Co-sleeping, avantazhet dhe disavantazhet
Avantazhet
Co-sleeping favorizon gjidhënien falë afërsisë që nëna dhe fëmija ka.
Gjumi i fëmijës mund të jetë më i mirë dhe për pasojë edhe nëna me babain pushon më gjatë. Kjo vlen sidomos për rastet kur fëmija zgjohet shpesh. Co-sleeping ndikon në reduktimin e zgjimeve të shpeshta gjatë natës.

Co-sleeping shërben edhe si një formë përkëdhelje për fëmijën. Nëna dhe bebi ndiejnë më pranë njëri-tjetrin. Ka vlerë të madhe për të dy sidomos nëse nëna largohet për një pjesë të mirë të ditës.

Co-sleeping, disavantazhet
Ndikon negativisht në disa raste në intimitetin e ciftit. Ose të paktën këtë mbështesin studiuesit pasi jo për të gjitha ciftet është njësoj.
Sipas disa mjekëve mund të jetë me rrezik sidomos për bebet nën 6 muajsh. Këtë pohim ata e mbrojnë duke theksuar se lëvizjet e prindërve në gjumë mund të jenë shpesh herë të pandërgjegjshme dhe fëmija rrezikohet nga SIDS.
Sipas disa teorive ndikon negativisht edhe në lidhje me vetëbesimin që fëmija krijon. E njëjta gjë edhe me të qënurit të pavarur. por ndërkaq disa studime kohët e fundit tregojnë të kundërtën. Sipas tyre co-sleeping bën që fëmijët të jenë më të sigurt duke qënë se ndihen më të përkëdhelur, më të sigurt.

Atëherë si të veprojmë?

Zgjedhja sigurisht është tepër personale. Mos harrojmë se ka shumë prindër që gjatë natës nuk flejnë dot pa pasur fëmijët pranë. Pra co-sleeping për disa cifte nuk është vetëm një nevojë e fëmijës. /Familja Jone
Burimi: Super Gratë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë