Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka janë hemorroidet?

Fryrja e enëve të gjakut (venave) në zorrën e trashë, shkakton hemorroidet. Ekzistojnë dy lloje:

Të brendshme – që përfshijnë venat brenda zorrës së trashë. Hemorroidet e brendshme zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, por mund të rrjedhin gjak pa dhimbje.

Të jashtme – që përfshijnë venat jashtë anusit. Mund të shkaktojnë kruajtje, dhimbje dhe nganjëherë mund edhe të çahen dhe të rrjedhin gjak.

Ndodh shpesh që hemorroidet të diagnostifikohen vetëm me shikim. Mirëpo, në rast se keni hemorroide të brendshme, doktori mund ta konfirmojë me një ekzaminim.

Faktorë që luajnë rol në formimin e tyre janë shtatzënia, kapsllëku kronik ose diarreja (barkqitja) kronike.

Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme për jetën dhe në të shumtën e rasteve, simptomat e tyre ikin brenda disa ditëve . Mirëpo, në rast se kjo nuk ndodh, atëherë trajtimi fokusohet në lehtësimin e dhimbjeve. Çfarë duhet të bëni është të flisni me mjekun para se të përdorni medikamente për hemorroide.

Ushqimet e rekomanduara për hemorroidet:

Frutat

Lëngjet

Fibrat

Perimet./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë