Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është vertigo dhe cilët janë shkaktarët e tij?

Vertigo është një ndjenjë se ju ose të tjerët rreth jush lëvizin kur në fakt nuk ka asnjë lëvizje.

Ju mund të ndjeheni sikur po rrotulloheni, bini ose lakoheni në një anë. Kur keni vertigo të ashpra, ju mund të keni ndjenjë të fuqishme të mundimit (përzierjes) ose mund të villni. Ju mund të keni probleme të ecni ose qëndroni dhe ju mund të humbni ekuilibrin dhe të rrëzoheni.

Si shkaktohet vertigo?

Vertigo paraqitet kur ka ndonjë konflikt në mes të sinjaleve që dërgohen në tru nga sistemi të ndryshme që ruajnë ekuilibrin dhe pozicionin e trupit. Truri juaj përdor hyrjet nga katër sisteme sensore për të ruajtur ekuilibrin dhe orientimin tuaj në rrethinë, transmeton netdoktori. Pamja ju jep juve informata për pozitën dhe lëvizjen tuaj në raport me pjesën tjetër të botës. Kjo është një pjesë e rëndësishme e mekanizmit ekuilibrues dhe shpesh refuzon informatat nga sistemet tjera që ruajnë ekuilibrin.

Nervat sensore në gjunjët tuaj i lejojnë trurit tuaj të mbajë në kontroll pozitën e këmbëve, krahëve, dhe trungut. Trupi juaj më pas është i aftë në mënyrë automatike të bëjë ndryshime të vogla në qëndrim të cilat ju ndihmojnë juve ta ruani ekuilibrin. Ndjenja e presionit në lëkurë ju jep juve informata për pozitën e trupit dhe lëvizjen në raport me gravitetin.

Një pjesë e hapësirës së veshit të brendshëm, e quajtur labirint, që përfshin kanale gjysmë-harkore, përmban qeliza të specializuara të cilat detektojnë lëvizjet dhe ndryshimet në pozicion. Lëndimet ose sëmundjet e veshit të brendshëm bëjnë që ai të dërgojë sinjale të gabuara në tru duke dhënë sinjale se mekanizmat e ekuilibrit në veshin e brendshëm (në labirint) detektojnë lëvizje. Nëse këto sinjale të gabuara përplasen me sinjale nga qendrat tjera të ekuilibrit dhe pozicionimit në trup, mund të paraqitet vertigo.

Shkaktarët më të shpeshtë të vertigos janë:
-Çrregullimet e veshit të brendshëm,
-Lëndimet e veshit ose kokës,
-Kokëdhimbjet e migrenës, që janë shumë të dhimbshme, të cilat shpesh shoqërohen me vertigo, të përziera (nauze), vjellje, dhe ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës dhe aromave,
-Rënia e volumit të gjakut nëpër arteriet të cilat e furnizojnë me gjak bazën e trurit (insuficiencë vertebrobasilare).

Shkaktarë më të rrallë janë:
-Rritje jokanceroze në hapësirë prapa daulles së veshit (kolesteatoma)
-Tumoret dhe kanceri i trurit të cilat kanë udhëtuar prej një pjese tjetër të trupit (metastatike)
-Nëse vertigo paraqitet papritmas duke shkaktuar humbje të funksioneve, është e nevojshme një vëmendje e menjëhershme mjekësore. Vertigo e cila shoqërohet me humbje të funksionit në një zonë të trupit, do të thotë probleme në tru, si pika në tru ose sulmi ishemik i rastit.
-Alkooli dhe shumë barna të përshkruar dhe jo të përshkruara mund të shkaktojnë trullosje ose vertigo. Këto probleme zhvillohen nga:
-Marrja e tepërt e barnave
-Ndërveprimet e alkoolit dhe medikamenteve. Ky është një problem, veçanërisht për të moshuarit, të cilët mund të marrin shumë barna në të njëjtën kohë
-Keqpërdorimi ose abuzimi me medikamente ose alkool
-Intoksikimi me barna ose efektet e tërheqjes.

Cilat manifestohet vertigo?

Vertigoja shpesh shkaktohet nga një ndryshim në pozicionin e kokës tuaj.
Njerëzit me vertigo zakonisht e përshkruajnë atë si të ndjehen sikur janë:
-duke u rrotulluar
-duke u lëkundur
-duke e humbur balancin
-duke u tërhequr në një anë

Simptoma të tjera që mund të shoqërojnë vertigon përfshijnë:
-Mundim dhe vjellje
-Lëvizjet jonormale të syve (nistagmus)
-Dhimbje koke
-Djersitje
-Kumbimi në vesh ose humbja e dëgjimit
Simptomat mund të zgjasin disa minuta deri në disa orë ose më shumë dhe mund të vijnë dhe të shkojnë.

Si mund të trajtohet vertigo?

Trajtimi i vertigos varet nga shkaktari. Në të shumtën e rasteve vertigo largohet edhe pa trajtim. Kjo përshka se truri është i adaptueshëm dhe aktivizon mekanizma të tjerë për të mbajtur balancin.
Trajtimi përfshin:
-Reabilitimin vestibular. Ky ëshë një lloj i terapisë fizikale, qëllimi i së cilës është të ndihmojë në forcimin e sistemit vestibular, i cili dërgon signale në tru për lëvizjet e kokës dhe trupit në raport me gravitetin. Ky rekomandohet nëse keni episode të shpeshta të vertigos.
-Manovrat për repozicionim të kanaltheve. Sipas Akademisë Amerikane të Neurologjisë rekomandohen disa lëvizje specifike të kokës dhe trupit për të larguar vertigon. Qëllimi i tyre është që depozitat e kalciumit të lëvizin nga kanali në dhomën e veshit të brendshëm në mënyrë që të absorbohen nga trupi.
-Medikamentet. Në disa raste përdoren medikamentet për të trajtuar mundimin dhe vjellën që  e shoqëron vertigon.
-Kirurgjia. Në raste të rralla mund të jetë e nevojshme kirurgjia për eleminimin e shkaktarit të vertigos si p.sh në rast të ndonjë tumori.

Youtube

Arkiva

Kategoritë