Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Çka është sëmundja e Refluksit gastroezofageal?

Shkruar nga Dr. Visar Zekaj Gastroenterelog

Me refluks gastroezofageal kuptojmë kur sasia e lëngut gastrik nga lukthi kthehet në ezofag e tejkalon sasinë normale, duke shkaktuar simptome me ose pa dëmtim mukozal ezofageal (me ose pa Ezofagit). Deri te keto problem arrihet per shkak te demtimit te sfinkterit te poshtem ezofageal.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e SRGE-së?

Simptomat e SRGE ndahen në tipike ezofageale që shkaktohen në traktin tretës dhe atipike që manifestohen jashtë traktit tretës.
Simptomat tipike ezofageale përfshijnë:

  • Djegësime gjoksi-zjarrmi gjoksi,
  • Regurgitim,
  • Disfagji-vështirësi në gëlltitje.

Simptomat atipike të SRGE-së, përfshijnë:

  • Kollitja e pasqaruar ose frymëzënia,
  • Ngjirja e zërit, dhimbje fyti,
  • Pezmatimi i veshit të mesëm,
  • Dhimbje gjoksi jo kardiake,
  • Erozionet e smaltit të dhëmbëve ose manifestimet tjera dentale.

Historia e nauzesë, vjelljeve apo regurgitimit alarmojnë mjekun për vlerësimin e vonimit të zbrazjes së përmbajtjes së lukthit.

Si bëhet diagnostifikimi i SRGE-së?
Shumë studime janë përdorur për të evaluar pacientë me dyshim për SRGE si:

  • Endoskopia e sipërme gastrointestinale/ezofagogastroduodenoskopia: I domosdoshëm;
  • Manometria ezofageale: I domosdoshëm;
  • Monitorimi 24 ambulantor I pH: kriter standard i diagnostifikimit të SRGE-se.

Metodat imazherike:

Radiografia me kontrast është procedurë primare radiologjike e zgjedhur në hulumtimin e SRGE-se. Radiografia e gjoksit nuk ndihmon ne diagnostifikim por na ndihmon per vlersimin e statusit mushkëror dhe anatomisë bazike.Metodat imazherike të kafazit të krahërorit mund të zbulojnë hernitë hiatale të mëdha por për hernitë hiatale të vogla nuk na ndihmojnë.

Si menagjohet SRGE?

Trajtimi i SRGE kërkon qasje hap pas hapi.Qëllimet janë të kontrollojmë simptomat ,të shërohet ezofagiti dhe te prevenohen ezofagitet rekurente dhe komplikimet tjera.
Trajtimi bazohet në modifikimin e stilit të jetës dhe kontrollin e sekretimit te acidit gastrik përgjatë terapive medikamentoze me antacid, IPP ose trajtim kirurgjikal.

Si të menagjohet SRGE pa barna?

Modifikimet e stilit të jetës përdoren për menaxhimin e SRGE-se duke perfshirë:

  • Humbjen në peshë (te personat në mbipeshë -obez)
  • Shmangia e alkoolit, qokoladave, lëngjeve të tharta dhe produktet që kanë si përbërës domaten;
  • Largimi I pepermintit kafes dhe produkteve të qepës;
  • Ngrënia e shpeshtë dhe e pakët ,zvogëlimi i konsumimit të produkteve të mishit;
  • Te mirret darka 4 orë para gjumit;
  • Ngritja e kokës së jastëkut mbi 25 cm.;
  • Shmangia e pozitave të përkulura;

Trajtimi medikamentoz i SRGE-se:

Barërat që përdoren për trajtimin e SRGE-es janë:

  • Antagonistet e H2 receptorëve(Ranitidini, famotidini, nizatidini, cimetidini);
  • Inhibitorët e pompes protonike(Omeprazoli, Lansoprazoli, Esomeprazoli, Pantoprazoli, Rabeprazoli );
  • Agjentët prokinetik(hidroksidi i aluminit);
  • Antacidet(hidroksidi i aluminit, hidroksidi i magnezit);

Kur duhet te intervenohet ne menyre kirurgjike?

Fundoplikacionet transtorakale dhe transabdominale përdoren për trajtimin e SRGE-se,duke përfshirë mbeshtjelljen parciale dhe periferike. Operacioni i hapur ose laparoskopia mund të përdoren.
Vendosja e pajisjeve per te rritur sfinkterin ezofageal te poshtem mund të pëdoret si opcion.

Indikacionet për fundoplikim janë :

  • Pacientët me simptoma përkundër përdorimit të terapisë me IPP;
  • Pacientët të cilët dëshirojnë që me vetëm një trajtim të largojnë simptomat;
  • Prezenca e ezofagut te Baretit ;
  • Prezenca e manifestimeve ekstraezofageale;
  • Pacientët e rinjë;
  • Pacientët që nuk bashkepunojnë mirë në trajtimin medikamentoz;
  • Gratë pasmenopauzës me Osteoporozë;
  • Pacientët me sëmundje kardiake;
  • Kostoja financiare e trajtimit medikamentoz /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë