Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Çka është KORONAROGRAFIA

Shkruar nga: Dr, Gëzim BerishaKardiolog

Koronarografia është metodë minimalisht invazive e ekzaminimit të arterieve koronare (arterieve që e furnizojnë muskulin e zemrës me oksigjen dhe materje ushqyese).
Ajo përdoret për: 
▶️ Qëllime diagnostike dhe 
▶️ Qëllime terapeutike
Ky ekzaminim bëhet ashtu që përmes arteries radiale (arteries së dorës) apo arteries femorale (arteries së këmbës) futen gypa të hollë, fleksibil dhe special deri në hyrje të arterieve të zemrës aty ku injektohen agjent radiokontrast dhe nën rrezet X vizualizohet lumeni i arterieve koronare. Kështu mund të shihen ngushticat eventuale të artrieve koronare që kompremitojnë qarkullimin e gjakut dhe shkaktojnë vuajtjen e miokardit për oksigjen.
#️⃣ Gjatë realizimit të koronarografisë pacienti është plotësisht i vetëdijshëm sepse procedura realizohet pa anestezion të përgjithshëm, por vetem me anestezion lokal.
#️⃣ Komplikimet janë të rralla. Më pak se 1% e pacientëve do të pësojnë komplikime serioze siq janë vdekja apo infarkti i miokardit. Ndërsa gjithë procedura e koronarografisë diagnostike zakonisht zgjat më pak se 20 min.
#️⃣ Koronarografia për herë të parë është përdor në Gjermani në vitin 1929 dhe nga atëherë përdorimi i saj ka ardhur duke u rritur dhe duke u perfeksionuar si metodë.
Disa nga indikacionet e përditshem për realizimin e koronarografisë janë:
▶️ Sulmi në zemër (infaktii akut i miokardit)
▶️ Angina pectoris stabile
▶️ Testi jonormal i Ergometrisë
▶️ Pacientët që i mbijetojnë arrestit kardiak etj. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë