Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Çka është herpesi?

Herpesi është një infeksion i zakonshëm, afatgjatë i shkaktuar nga virusi simplex i herpesit (HSV) dhe zakonisht është transmetuar nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë. Simptomat e herpesit mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e para apo ripërsëritje simptomash. Në momentin që ju infektoheni, ju mund të përjetoni zhdukje dhe rishfaqje të simptomave.

Ekzistojnë dy lloje të virusit të herpesit gjenital: herpes simplex i llojit 1 (HSV-1) dhe herpes simplex i llojit 2 (HSV-2). Ky virus mund të transmetohet në çfarëdolloj moshe. Diferenca kryesore ndërmjet të dy llojeve është vendi i zhvillimit. HSV-2 është virusi që zakonisht shkakton herpesin gjenital. Ky virus zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë ose nëpërmjet sekrecioneve gjenitale, p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale vaginale dhe anale. HSV–1 është virusi që rrallë shkakton herpesin gjenital. Ky virus mund të shpërndahet gjatë seksit oral nga lëkura përrreth gojës në lëkurën përreth organeve gjenitale.

Frika, shoku, shqetësimi dhe fajësimi janë reagimet e zakonshme të njerëzve që zbulojnë se kanë herpes. Ky shok, ndonjëherë e bën të vështirë marrjen e ndonjë këshille nga mjeku kur mësoni për herë të parë rreth infeksionit. Mjekët e kuptojnë këtë, kështu që do të ishte mirë që të shkoni edhe njëherë tek mjeku për të ridiskutuar rreth masave që duhen marrë për menaxhimin e herpesit

Infeksionet periodike, të cilat kanë tendencë të jenë më të buta se infeksionet primare, mund të shkaktohen nga një sërë stresesh, përfshirë ethet, ekspozimin ndaj diellit dhe menstruacionet. Megjithatë, për shumë individë, përsëritjet janë të paparashikueshme dhe nuk kanë ndonjë shkak të dukshëm precipitues. Frekuenca e përsëritjes mund të ndryshojë në mënyrë dramatike nga një herë në disa vjet deri në disa herë në vit.

Është e rëndësishme të theksohet se ka disa komplikime serioze të infeksionit oral të HSV:

Infeksionet e syve

HSV mund të infektojë syrin dhe të çojë në një gjendje të quajtur herpes keratitis, shkaku më i shpeshtë i verbërisë së kornesë. Inflamacioni rezulton në ndjenjën se ka diçka në sy, dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj dritës. Diferencimi, terapi aktuale antivirale, trajtimi i interferonit, ose një kombinim i këtyre metodave duket se rezultojnë shërimin. Megjithatë, përsëritjet janë të zakonshme.

Trajtimi i lezioneve HSV mund të ndahet në dy kategori:

1. Trajtime jo specifike që synojnë reduktimin e simptomave të lezioneve të HSV

 2. Terapi specifike anti-virale që synojnë të shpejtojnë shërimin e lezioneve ose të parandalojnë përsëritjet./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë