Enj, Dhj 3, 2020
Banner Top
Banner Top
Çka është gjendja febrile dhe si mund të trajtohet?

Çrregullime të ndryshme të gjendjes shëndetësore mund të manifestohen me ngritje të tempartures trupore. Temparatura e lartë trupore është vetëm simptom i cili paralajmëron se në organizëm po ndodh dicka.

Gjendja febrile është  një  gjendje e rritjes së  kontrolluar të  temeperatures mbi vlerat normale.Rritja e tmeperatures mbi vlerat normale e matur në  regjionin axillar ështe rritje e temperatures mbi 38° C.

Temperatura e ngritur është  përgigja më  e vjetër filogjenetike e organizmit ndaj infekcionit e cila është  e dobishme sepse pengon shumëzimin e mëtejmë  të  mikroorganizmave patogjen.

Shkaktarët e gjendjes febrile janë të shumtë. Përvec infekcioneve që janë shkakëtari më i shpeshtë edhe lëndimet e indeve apo organeve (Psh, Djegjet e ndryshme),gjendjet malinje (Leukemitë,Limphomat) Barërat e Ndryshme, agjentët biologjik ,sëmundjet inflamatore, sëmundjet endokrine- Hipertireoza) ose sëmundjet e  caktuara metabolike mund të manifestohen me ngrite të temperatures.

Temperatura trupore është rezultat i proceseve metabolitike që ndodhin në organizmin e gjallë. Temperatuta trupore normale është 36-37 ºC. Temperatura e lartë trupore paraqitet si reaksion i organizmit (gjegjësisht I sistemit termorregullator ndaj disa agjensave. Është simptomë i përgjithshëm i sëmundjes dhe tregon se në organizëm zhvillohen procese patologjike. Te fëmijët temperatura trupore matet në pjesën aksillare (nën sqetull) dhe në pjesën rektale.

Temperatura aksillare:

 Matet tek fëmijët parashkollor dhe shkollor. Termometri vendoset në

 vijën e mesme aksillare kurse krahu vendoset në drejtim lë krahut tjetër Matja e tij zgjat 10 min. Pastaj termometri shkundet dhe pastrohet me tupfer dhe mjet dezinfektues dhe vendoset në vendin e caktuar. Në këtë mënyrë nuk matet tek fëmijët me proces inflamator në aksialë, fëmijët kahektik (i dobët), etj

Temperatura rektale:

 Matet tek fëmijët e porsalindur (latantët). Para përdorimit shikohet termometri se a është në rregull, përgaditet vazelina, enë veshkore, tupfer.Pjesa e zhivës lyhet me vazelinë. Fëmija shtrihet në shpinë, me një dorë mbahet për këmbe ndërsa me dorën tjetër vendoset termometri në thellësi prej 0, 5-1 cm. Temperatura rektale matet 3-5 min. pastaj termometri lahet me sapun dhe ujë të ftohtë, dezinfektohet me alkohol dhe vendoset ne vend të veçantë. Temperatura rektale normale është 37 ºC.

Llojet e temperaturave të çrregulluara janë:

 Temperaturë subnormale:

 35 – 36 ºC-

 Temperaturë normale:

 36- 37 ºC-

 Temperaturë subfebrile:

37 – 38 ºC-

 Temperaturë febrile:

38 – 39 ºC-

 Temperaturë febrile e lartë:

39 – 42 ºC

Menaxhimi i gjendjes febrile:

PARIMET E TRAJTIMIT TE TEMPERATURES:

  • temperatura e dhomes duhet te jete < 20 °C
  •  Të zbulohet fëmija dhe ti hiqen rrobat
  •  Të ipet sasi më e madhe e ujit apo e lëngut rehidrues apo të lahet femija.
  • .Te aplikohen medikamentet antipiretike, nga të cilët dy janë më të rëndësishmit:
  •  1.Paracetamoli (Acetaminopheni)  dhe Ibuprofeni (AINS)

Kompania farmaceutike Trepharm pervec formes se sirupit Dolokids 120mg/5ml dhe Dolokids 200mg/5ml dhe Albadol sirupit 100mg/5ml ne treg ka lancuar edhe formen me praktike te paracetamolit dhe ibuprofenit , në formë të qeskave që përmbajnë paracetamol 120mg/5ml dhe paracetamol 200mg/5ml, dhe ibuprofen 100mg/5ml.

Janë forma single dose që do të thotë se përdoret një qeske përnjiherë dhe herën tjetër qeska tjetër, qeskat tjera mund të ruhen deri në afatin e shtypur në kuti, për dallim  nga sirupi i cili duhet të hudhet pas hapjes së pare.

 PARACETAMOLI:  ështe antipiretiku më i rëndësishem dhe më i përdorshëm.  Ka efekt antipiretik dhe analgjetik, por jo antiinflamator.  Doza për përdorim pediatrik është: 15 mg / kg / peshë/ pro doze , 4 marrje në dite ; (doza maksimale 90 mg / kg / në 24 orë)

DOLOKIDS 120MG & 200MG/5ML         

  • SUSPENSION ORAL 12QESE /DOZË E VETME

INDIKACIONET: Temperaturë ,Temperaturë dhe dhimbje pas vaksinimit,Dhimbje dhëmbi, fyti ,dhimbje veshi, dhimbje barku si dhe të tjera dhimbje që i shoqërojnë sëmundjet e  ndryshme,Ethet gjatë gjendjeve gripoze dhe ftohjeve.

Dozimi: Dolokids  120 mg / 5 ml Fëmijtë: 7-10 kg (6- 12 m) 4×1 qeske; 11-12 kg (1-2 vj) 4×1.5 qeske; 13-18 kg (2-5 vj) 4×2 qeska;

  • Dolokids 200mg / 5 ml Fëmijtë: 11-18 kg (1-5 vj) 4×1 qeske; 19-21 kg (5- 6 vj) 4×1.5 qeske; 22-29 kg (6-11 vj) 4×2 qeska;

Kompania farmaceutike Trefarm pervec formes se sirupit Dolokids 120mg/5ml dhe Dolokids 200mg/5ml ne treg ka lancuar edhe formen me praktike te paracetamolit, në formë të qeskave që përmbajnë paracetamol 120mg/5ml dhe paracetamol 200mg/5ml.

Janë forma single dose që do të thotë se përdoret një qeske përnjiherë dhe herën tjetër qeska tjetër, qeskat tjera mund të ruhen deri në afatin e shtypur në kuti, për dallim  nga sirupi i cili duhet të hudhet pas hapjes së pare.

Vetitë e arta të Dolokids qeskave:

  • Doze e vetme, shija dredhzës; dy format farmaceutike; mbrojtja e ambientit;Siguria e përdorimit;Nuk hapet lehtë nga fëmijtëpër dallim nga sirupi kur fëmijtë munden edhe aksidentalisht ta pijnë dhe të hiperdozohen; nanat mund ta mbajnë në cantë, mund tia japin edukatores në kopshtë dozen e vetme për kohën e caktuar ,mund ti lëjne dy tre qeska edhe te gjyshja,  mund ti marrin me vete gjatë udhëtimit, sidomos gjatë udhëtimit  me aeroplan ku nuk lejohen të merren format e lëngta.

ALBADOL                                  

SUSPENSION ORAL 12QESE /DOZË E VETME

 Ibuprofen 100mg/5ml suspenzion oral; Suspenzion oral me shije frutash të përziera;

Indikacionet :Dhimbje fyti ,dhimbje veshi, dhimbje barku, dhimbje dhëmbi, si dhe të tjera dhimbje që i shoqërojnë sëmundjet e  ndryshme;Temperaturë ;Temperaturë dhe dhimbje pas vaksinimit;Ethet gjatë gjendjeve gripoze dhe ftohjeve;Dhimbjet te osteoartriti, artriti reumatoid juvenil ose sëmundja Still, spondiliti ankilozant,  dhimbjet e  krahut, pëlkimet, tendosjet.

Dozimi Albadol: Ibuprofen 100 mg / 5 ml

  • Fëmijtë: 8-12 kg (6- 24 m) 4×1 qeske;
  • Fëmijtë 13-15 kg (2-3 vj) 4×1.5 qeske;
  • Fëmijtë 16-21 kg (3-6 vj) 4×2 qeska.
  • Kujdes te sëmundjet e veshkave dhe mëlqisë/doza duhet të jetë individuale;
  • *Fëmijët nën 3 muaj dhe me peshë nën 7kg nuk duhet të marrin ibuprofen sepse nuk ka studime të duhura për sigurinë e përdorimit;
  • *Albadol 100mg/5ml qeset duhet të masazhohen para përdorimit. Doza të merret përnjëherë, luga dozuese sipas nevojës.

Vetitë e arta të Albadol  qeskave:

Dozë e vetme, shija e frutave të përziera, mbrojtja e ambientit;Siguria e përdorimit;Nuk hapet lehtë nga fëmijtëpër dallim nga sirupi kur fëmijtë munden edhe aksidentalisht ta pijnë dhe të hiperdozohen; nanat mund ta mbajnë në cantë, mund tia japin edukatores në kopshtë dozen e vetme për kohën e caktuar ,mund ti lëjne dy tre qeska edhe te gjyshja,  mund ti marrin me vete gjatë udhëtimit, sidomos gjatë udhëtimit  me aeroplan ku nuk lejohen të merren format e lëngta.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë