Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
Çka është gastriti dhe si trajtohet?

Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut, pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Është një sëmundje që shihet shpesh, sidomos tek të moshuarit. Më shpesh vihet re në formën kronike.

Gastriti është një inflamacion (fryrje ose acarim) i mukozës së stomakut, që mund të jetë akut ose kronik. Ky inflamacion mund të çojë në shfaqjen e lezioneve që mund të kenë ecuri të ndryshme, nga autocikatrizim (shërim) deri në komplikacione të rënda, siç janë hemorragjia apo perforacioni (plasja apo çarja e murit të stomakut). Gastritet klasifikohen, përsa i përket evolucionit, në akute dhe kronike. Mund edhe të mos shfaqin simptoma ose të shfaqin simptoma që nuk janë specifike për diagnozën. Në këto raste mund të kryhen ekzaminime të mëtejshme, siç janë endoskopia e sipërme digjestive, ekzaminimi histopatologjik dhe investigimi bakteriologjik i mukozës së stomakut.

Gastriti akut, gjithashtu nganjëherë i quajtur gastrit i stresit, ndodh shpesh si rezultat i:

Përdorimit të alkoolit

Disa ilaçeve

Konsumimit të një substance gërryese (p.sh. helm)

Stresit ekstrem

infeksionit

Lëndimit.

Një gastrit kronik i patrajtuar mund të çojë me kohë dhe në zhvillimin e një sëmundje malinje (kancer). Për këtë arsye rekomandohet kryerja e ekzaminimeve te nevojshme për parandalimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme të stomakut.Gastriti është një problem i zakonshëm mjekësor. Gjendja është diagnostikuar në 10% të pacientëve që kërkojnë ndihmë urgjente mjekësore për dhimbje abdominale.

Simptomat e gastritit manifestohen në të shumtën e rasteve me ndjenjën e djegies në pjesën e sipërme të abdomenit, por mund edhe të mos shfaqë simptoma.

Mënyra më e mirë për të diagnostikuar gastritin është me një endoskopi të sipërme. Mjeku do të kërkojë ndryshime në mukozën e stomakut, siç është ënjtja, skuqja dhe erozionet. Një diagnozë përfundimtare bëhet nga ekzaminimi mikroskopik i një mostre të indeve të hequra gjatë endoskopisë. Patologu që shqyrton indet do të kërkojë shenja të inflamacionit ose dëshmi të gastritit autoimun.

Si trajtohet?

Përsa i përket trajtimit, duhet trajtuar shkaku që ka çuar në gastrit akut. Trajtimi kryhet me barnat antiacide, antisekretore ose barnat për çrrënjosjen e HP-së (antibiotikë). Përveç mjekimit medikamentoz duhet dhe një regjim higjieno-dietetik për eliminimin e faktorëve irritues së mukozës së stomakut (alkool, duhan, kondimente).

Duhet ngrënë pak dhe shpesh me porcione të vogla dhe ndërmjet vakteve kryesore. Duhet respektuar orari i vakteve kryesore. Duhet evituar pirja e lëngjeve me gaz, si: ujë me gaz, coca-cola, fanta etj. Ushqime jo shumë të kripura, por as edhe pa kripë fare. Duhen evituar gjellët dhe pijet shumë të ftohta apo shumë të ngrohta./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë