Hën, Tet 26, 2020
Banner Top
Banner Top
Çka është apendiciti akut, dhe cilat janë simptomat?

Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit (zorrës qorre, rreth 9 centimetra e gjatë). Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendiksit, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja. Apendiciti është një sëmundje e zakonshme, e cila ndodh sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç, por ka raste edhe në moshën e vjetër.
Është shumë e përhapur në vendet e industrializuara dhe e rrallë në Azi e Afrikë, vende në të cilat ushqimet janë shumë të pasura me fibra. Klinikisht, apendiciti paraqet një larmi të madhe të formave dhe komplikacioneve të frikshme që mund të shkaktojë, nëse nuk trajtohet si duhet.
Në përgjithësi bëhet fjalë për dy lloje apendicitesh, kronik dhe akut:
– Apendiciti kronik karakterizohet nga një gjendje inflamatore e apendiksit të zgjatur gjatë kohës që nuk mund të shërohet spontanisht. Pra personat që vuajnë nga ky lloj apendiciti, kanë dhembje të lehta dhe të rralla, nga koha në kohë, në pjesën e fundbarkut në anën e djathtë. /FamiljaJone

Dr. Agon Bislimi na njofton me disa nga shenjat e apendicitit akut.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë