Enj, Tet 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Cilin grup të gjakut e sulmon më shumë COVID-19?

Nuk diskutohet se koronavirusi s’e ka kursyer asnjë kategori njerëzish. Të infektuar nga kjo sëmundje ka pasur nga të gjitha moshat. Ndonëse nuk ka ekzistuar ky fragmentalizim së paku në të infektuar, studimet thonë se virusi nuk i prek të gjitha grupet e gjakut njëjtë.

Bazuar në dy studimet që janë zhvilluar në Danimarkë dhe Kanada për këtë çështje, grupi 0 i gjakut është më i godituri nga grupet e tjera.

Studimi i parë i përfshiu më shumë se 10 mijë njerëz dhe doli në përfundim se grupi 0 është më i predispozuar të ketë koronavirusit. Prej të gjitha të dhënave, doli se 41 për qind e të infektuarve ishin me grup të gjakut 0.

Kërkimi tjetër në Kanada po ashtu dha rezultate gati të njëjta lidhur me këtë problem. Ndonëse te numri i të infektuarve nuk kishte shumë dallime në mes të grupeve, 61% e atyre që kishin grupin e gjakut 0 ose B  kishin shumë më shumë nevojë për intervenim të shpejtë se të tjerët.

Kjo mund të jetë edhe rastësi dhe ndoshta COVID-19 nuk sulmon bazuar në grupet e gjakut. Studimet tregojnë numra të ndryshëm, por e rëndësishme është ruajta e shëndetit nga të gjitha kategoritë.

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Arkiva

Kategoritë