Enj, Mar 4, 2021
Banner Top
Banner Top
Cilat ushqime ulin rrezikun nga kanceri i gjirit?

Ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe largimi i yndyrës mund të ulë rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit tek gratë.

Në sprovën më të madhe të këtij lloji, studiuesit ndjekën pothuajse 50,000 gra përgjatë dy dekadave.

Rreth gjysmës së tyre iu kërkua që të zvogëlonin konsumin e yndyrës me rreth 20 përqind dhe të konsumonin një pjesë shtesë të frutave, perimeve dhe drithërave, ndërsa pjesa tjetër vazhdoi me dietën e tyre të zakonshme.

Rezultatet e eksperimentit të madh treguan se ato që ndoqën udhëzimin kishin një rrezik pesë herë më të ulët të vdekjes nga kanceri i gjirit.

Pjesa e dietës në studim regjistroi 48,835 gra të moshës 50-79 vjeç pa kancer të gjirit në vitet 1990. Pavarësisht gjetjeve premtuese, ndryshimi i dietës nuk uli rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, gjë që ishte qëllimi kryesor i studimit. Megjithatë, mjekët thonë se rezultatet tregojnë një mënyrë se si gratë mund të përmirësojnë shanset e tyre për mbijetesë.

Dr. Chlebowski tha: “Dieta e ekuilibruar që ne kemi hartuar është një moderim, dhe pas gati 20 viteve të ndjekjes, përfitimet shëndetësore janë duke u akumuluar ende.”

Georgina Hill, oficere për informata shëndetësore në Cancer Research UK, tha se dieta e shëndetshme, e balancuar mund të ketë ‘një gamë të gjerë përfitimesh’si dhe ky studim i pabotuar sugjeron se të kesh një dietë më të shëndetshme mund të ulësh rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit”./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë