Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat ushqime janë të dëmshme për personat me diabet?

Personat që janë të prekur nga diabeti, kujdesin më të madh duhet ta kenë në atë se çfarë konsumojnë. Ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer janë tejet të rrezikshme për ta, pasi trupi i thithë menjëherë këto sheqerna.

Por përvec ushqimeve të sheqerosura, diabetikët duhet të kenë kujdes edhe në llojet e karbohidrateve dhe yndyrave që konsumojnë.

Orizi i bardhë – është tejet i dëmshëm për personat që vuajnë nga tipi 2 i diabetit. Për të zëvendësuar orizin e bardhë, diabetikët duhet të ushqehen me oriz kafe.

Bananet dhe pjeprat – përmbajnë shumë sheqer, prandaj në vend të këtyre dy frutave diabetikët duhet të konsumojnë boronica, manaferra dhe lloje të tjera frutash.

Lëngjet e frutave – janë të shëndetshme për shumicën e personave, por jo për diabetikët. Në vend të lëngut personat që vuajnë nga diabeti mund të konsumojnë një copë fruti. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë