Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Cilat janë veprimet që tregojnë për çrregullimet seksuale?

Ndër grupet më të mëdhenj të çrregullimeve është ai i përshtatjes seksuale. Disa çrregullime janë tërësisht serioze, ndërsa pjesa tjetër e tyre janë të menaxhueshme dhe më shumë hyjnë te problemet e përshtatjes.

Psikologët, çrregullimet seksuale i ndajnë në dy grupe: parafilitë dhe çrregullimet e funskioneve seksuale. Të parat, pra parafilitë, janë devijime seksuale të shoqëruara me sjellje të pazakonshme për të siguruar ndezjen seksuale.

Në grupin e parafilive bëjnë pjesë veprime të tilla si: ekspozimi i organeve gjenitale, ekscitimi me anë të objekteve, ndezja seksuale kur preket ndonjë person tjetër, veprimtaria seksuale me fëmijë (pedofilia) etj.

Kurse në grupin e çrregullimeve të funksioneve seksuale frenimi i dëshirës seksuale dhe problemet e ciklit të reagimit seksual.

Sidoqoftë, edhe pse paraqiten si të dukshme në shikim të parë, sjelljet anormale seksuale janë vështirë për t’u përcaktuar si të tilla, pasi secili person është individ në vete dhe ka sjellje të ndryshme nga një tjetër. /familjajone

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Arkiva

Kategoritë