Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Cilat janë tri mënyrat për t’u përgatitur për menopauzën?

Menopauza është një kohë e ndërlikuar në jetën e një gruaje. Trupat tanë janë shumë kompleksë dhe nevojat tona ndryshojnë ndërsa kalojmë faza të ndryshme.

Disa zakone të të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës mund të funksionojnë për një grua gjatë një kohe në jetën e saj dhe jo në një tjetër. Siç rezulton, ajo që ne bëjmë gjatë viteve pak para menopauzës mund të ketë rol të rëndësishëm në atë se sa i lehtë është ndryshimi.

Kur fillon menopauza?

Nuk ka një datë  përfundimtare të fillimit për menopauzën, por mosha mesatare e fillimit është 51. Në mënyrë tipike, ajo do të fillojë diku nga të 40-at ose të 50-at. Një grua konsiderohet se ka hyrë në menopauzë kur të ketë kaluar një vit të plotë pa menstruacione.

Kur duhet të filloni përgatitjet për menopauzën?

Para menopauzës, një grua hyn në një fazë të quajtur perimenopauzë, gjatë së cilës trupi juaj fillon të kalojë nëpër ndryshime hormonale që ju kalojnë në fazën tjetër. Sipas Alisa Vitti, një eksperte shëndetësore dhe autore e librit “In Flo” para menopauza është një kohë e shkëlqyeshme për të filluar rregullimet e jetesës për të lehtësuar ndryshimin.

“Perimenopauza është procesi me të cilin trupi kalon nga një ritëm aktiv infradian (rregullon luhatjet e parashikueshme në trurin tuaj, metabolizmin, imunitetin, stresin dhe sistemet riprodhuese) për t’u kthyer në një ritëm cirkadian. Është gjithashtu procesi gjatë të cilit trupi krijon hormon stimulues folikuli në mënyrë që të ndaloni ovulimin” thotë Vitti.

Ky proces duhet të zgjasë nga 10 deri në 20 vjet në mënyrë që të mos jetë mbizotërues, ashtu si puberteti zgjat një dekadë, për t’i dhënë trupit një shans për t’u përshtatur”. Me fjalë të tjera, ju mund të filloni të përgatiteni për menopauzë që në të 30-tat tuaja.

Më poshtë, gjeni disa këshilla se si të përgatiteni për menopauzën për një periudhë ndryshim më të lehtë:

Si të përgatiteni për menopauzën

Kufizoni sheqerin – dhe stresin

Nivelet e larta të sheqerit në gjak si dhe hormonet e tepërta të stresit nuk janë shoqëruar vetëm me mbizotërimin e estrogjenit, por probleme të tjera të lidhura me hormonet si kanceri i gjirit dhe miomat e mitrës. Pra, është më mirë të kufizoni konsumin e ushqimeve me sheqer dhe të bëni më të mirën tuaj për të praktikuar rituale të kujdesit për veten çdo ditë që ndihmojnë në mbajtjen e stresit tuaj në minimum.

Hani më shumë fibra dhe omega-3

Vitti thotë se ekzistojnë dy lëndë ushqyese kryesore që duhet t’i jepni përparësi për të mbajtur të lumtur hormonet tuaja – fibrat dhe acide yndyrore omega-3.

Flini më shumë

Dr. Northrup thotë se një nga mënyrat më të mira për t’u përgatitur për menopauzë është të jeni të sigurt se po flini mjaftueshëm. Një gjumë mirë dhe i fortë do të shërojë trupin. Nëse e keni të vështirë fjetjen provoni taktika që lehtësojnë procesin./Familjajonë/

Arkiva

Kategoritë