Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Cilat janë simptomat e koronavirusit, përveç atyre që njohim

Tashmë kur jemi në kohën e pandemisë, na intereson shumë të dimë rreth mënyrës se si manifestohet koronavirusi në një trup të infektuar. Ndonëse i kemi kuptuar simptomat kryesore të shfaqjes së tij, ende nuk i kemi të qartë se a është ndonjë tregues tjetërqë është paralajmërues i COVID-19.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, koronavirusi shkakton te të infektuarit edhe teleshe të tjera shëndetësore si diarrhea, e cila nganjëherë paraqitet edhe para simptomave të tjera si temperatura apo bllokimi i organeve të frymëmarrjes.

“COVID-19 po paraqitet në forma të ndryshme. Unë kam parë pacientë që kanë diarre por edhe temperaturë”, shprehet Jorge Vournas, drejtor shëndetësor i Departamentit të Emergjencës në një zonë të Kalifornisë, për portalin Health.

Sidoqoftë, jo gjithmonë diarrhea dhe problemet tjera gastrointestinale janë të pranishme kur personi është i infektuar me COVID-19. Sipas një kërkimi të bërë nga disa studiues amerikanë, rreth 50 për qind e të anketuarve nga ata që janë prekur me koronavirus (204 gjithsej), kanë simptoma të tilla si diarrhea. /familjajone

Përderisa ekspertët shëndetësorë ende nuk e dinë sigurt se çka e shkakton diarrenë dhe problemet e tjera gastrointestinale, ka dalë një teori e cila tenton të japë një shpjegim mjekësor.

Teoria thotë se virusi nuk i sulmon vetëm qelizat që gjenden në organet e frymëmarrjes, por edhe ato të janë në sistemin e organeve gastrointestinale, kësisoj në fillim ne kemi diarre apo probleme të tjera të këtij lloji.

Të gjitha studimet bashkohen në një pikë: problemet gastrointestinale janë simptoma të COVID-19 dhe nuk duhet injoruar. Shpesh ndodh që ato simptoma t’i prijnë përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Tags:

Lajme te ngjajshme

Arkiva

Kategoritë