Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë simptomat e Helicobacter Pylorit?

Helicobacter Pylori është një lloj bakteri që mund të futet në organizmin e njeriut dhe të jetojë në traktin digjestiv të tij.

Ky lloj i bakterit mund të shkaktojë ulçerë në lukth apo në pjesën e sipërme të zorrëve të holla. Është shumë e rëndësishme që diagnoza dhe trajtimi të bëhen në kohë pasi një numër i vogël pacientësh me ulçerë të shkaktuar nga H. Pylori mund të progredojnë deri në kancer të lukthit.

Shumica e personave të infektuar me H.pylori nuk shfaqin simptoma dhe nuk kanë asnjë ankesë.

Krahas kësaj, simptomat më të shpeshta të kësaj bakterie janë:

– dhimbja abdominale dhe epigastrike

– nauze

– të vjella

– fryrje barku

– gazra

– rënie në peshë

– humbje të oreksit.

Ekzistojnë disa metoda që mund të diagnostikojnë prezencën e H.pylorit, e ato janë:

  • Helicobacter Pylori IgG dhe IgA, metodë e shpeshtë e përcaktimit të antitrupave që kryhet nëpërmjet gjakut
  • Testi përmes fecesit për të identifikuar antigjenin e Helicobacter Pylorit. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë