Fri, Sep 20, 2019
Banner Top
CILAT JANË SHENJAT E PARA TË MENOPAUZËS?!

Menopauza karakterizohet me ndryshime emocionale, nervozizmi është ndër pikat kryesore.

Por janë edhe disa shenja t tjera të cilat e paralajmërojnë këtë fazë të gruas dhe ju duhet të jeni të vetëdijshme.

Qime në vende të papritura

Ironikisht, ndërkohë që flokët në kokë mund të nisin të dobësohen, shfaqen disa qime të reja aty ku nuk duhen, në mjekër, faqe apo pjesën e sipërme të buzëve.

Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të raportit të androgjenit me atë të estrogjenit në trup.

Teksa nivelet e estrogjenit bien me shpejtësi, ato të androgjenit ulen më ngadalë

Erë e pakëndshme e trupit

Rënia e estrogjenit e bën gjendrën e hypothalamus- it të mendojë se keni shumë vapë, ndaj trupi sinjalizohet për të djersitur sa më shumë në mënyrë që të ftohet temperatura e trupit.

Humbje e materialit kockor

Humbja e dendësisë së kockave ndodh për shkak të rënies së niveleve të estrogjenit në trup.

Mund të humbni deri në 20% të materialit kockor gjatë 5 vivete të para të menopauzës, arsye kjo përse osteoporoza është një nga problemet më të hasura të kësaj faze.

Urinim i shpeshtë

Muskujt nisin të dobësohen me renien e estrogjenit duke e bërë të vështirë mbajtjen e urinës.

Disa prej shenjave të tjera të cilat janë alarm për menopauzën janë: harresa, pagjumësia, alergjitë, problemet me shikim etj./Familja Jonë

Banner Content
Tags:

Lajme te ngjajshme

Arkiva

Kategoritë