Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Cilat janë përfitimet e vajit të peshkut?

Meqenëse coronavirusi ndikon në sistemin e frymëmarrjes, marrja e masave parandaluese për të mbrojtur mushkëritë tuaja është thelbësore.

Hulumtimet sugjerojnë që marrja e vajit të peshkut për shëndetin e mushkërive jo vetëm që mund të largojë problemet e mushkërive, por gjithashtu të ngadalësojë plakjen e organit jetësor.

Çfarë thotë shkenca- Vaj peshku për shëndetin e mushkërive

Besohet se vaji i peshkut është i mirë për mushkëritë sepse përmban nivele të larta të acideve yndyrore omega -3. Trupi juaj përdor acide yndyrore si një burim energjie dhe ekzistojnë tre lloje që ju nevojiten –omega-3, omega-6, dhe omega -9.

Dieta mesatare zakonisht përmban sasi të larta të acideve yndyrore omega -6 dhe -9. Trupi madje mund të krijojë vetë acidet yndyrore omgega-9. Sidoqoftë, shumica e njerëzve kanë mungesë të acideve yndyrore omega -3 të cilat mund t’i merreni vetëm nga ushqyerja juaj.

Kur bëhet fjala për shëndetin tuaj të mushkërive, vaji i peshkut i pasur me omega -3 i mban ato në funksion në disa mënyra. Së pari ajo lufton inflamacionin, i cili është një shkak kryesor i dëmtimit dhe mosfunksionimit të mushkërive.

Në një studim japonez, studiuesit zbuluan se omega-3 ndihmoi në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD). Sëmundjet e mushkërive si bronkiti dhe emfizema bien në kategorinë e COPD dhe është shkaku i pestë kryesor i vdekjes në botë. Rezultatet nga studimi treguan se subjektet që konsumonin omega-3 përjetuan një rënie të kimikateve inflamatore në gjakun e tyre, si dhe më pak inflamacion të mushkërive, shkruan First For Women.

Subjektet gjithashtu bënë një test gjashtë minutësh në këmbë dhe ata që morën vajin e peshkut ishin në gjendje të ecnin më shumë dhe më shpejt. Një numër studimesh kanë treguar gjithashtu se marrja e suplementeve të vajit të peshkut mund të lehtësojë sëmundje të tjera inflamatore të mushkërive si astma dhe alergjitë.

Në mënyrë të veçantë, suplementet e vajit të peshkut ulën simptomat si ënjtja në mushkëri dhe gulçimi, falë fuqive të tij anti-inflamatore! Vaji i peshkut madje mund të ndihmojë në mbrojtjen e mushkërive duke bllokuar infeksione si pneumonia.

Pra, pasi jemi në sezonin e alergjive të vjeshtës dhe ajo që fare mirë mund të jetë vala e dytë e COVID-19, shtimi i një suplementi vaji peshku në dietën tuaj ditore mund të jetë një masë e mirë mbrojtëse./Familjajonë/

Arkiva

Kategoritë