Enj, Tet 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Cilat janë benefitet që spinaqi i sjell organizmit tonë?

Spinaqi është burim i pasur i antioksidantëve dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene.

Ka aq shumë vitamina e minerale, që kanë ndikim të mrekullueshëm në shëndetin tonë.

Forcon imunitetin

Vitamina A ndihmon në luftimin e infeksioneve dhe është shumë i rëndësishëm në mbrojtjen e membranave mukoze përfshirë traktin urinar, të frymëmarrjes dhe atë të zorrëve.

Parandalon astmën

Rreziqet e zhvillimit të astmës janë më të vogla në njerëzit që konsumojnë sasi të madhe të vlerave të caktuara ushqyese.

Një ndër këto vlera ushqyese është edhe beta-karoteni, i cili gjendet në spinaq.

Zvogëlon shtypjen e gjakut

Për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit, spinaqi rekomandohet te ata që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, pasi që i mohon efektet e sodiumit në trup.

Nivelet e larta të kaliumit janë faktor i madh i rrezikshëm në zhvillimin e shtypjes së lartë të gjakut.

I shkëlqyeshëm për anemi

Hekuri mineral është veçanërisht i rëndësishëm te gratë që janë me menstruacione, e gjithashtu edhe të fëmijët dhe adoleshentët që janë në rritje.

Krahas mishit të kuq, spinaqi ka më pak kalori, nuk ka yndyrë dhe kolesterol, si dhe është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është komponent i hemoglobinës, që dërgon oksigjen te të gjitha qelizat e gjakut dhe nevojitet për energji të mirë.

Siguron flokë dhe lëkurë të shëndetshme

Spinaqi ka përmbajtje të lartë të vitaminës A, i cili është i domosdoshëm për prodhimin e sebumit që i mban flokët e thata.

Vitamina A gjithashtu është e nevojshme për rritjen e të gjitha indeve trupore, përfshirë lëkurën dhe flokët./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë