Mar, Tet 20, 2020
Banner Top
Banner Top
Cila është mënyra më e mirë për t’u marrë me zemërimin tuaj?

Një sondazh i kohëve të fundit zbuloi se 84% e njerëzve të anketuar besojnë se Amerikanët janë sot më të zemëruar sesa ishin një brez më parë.

Mirëpo, më poshtë psikologu Scott Bea, PsyD, do të na tregojë nëse zemërimi është me të vërtetë në rritje – dhe strategjitë për të mbajtur atë nën kontroll.

“Disa prej nesh mbajnë nivele të larta zemërimi. Disa hedhin objekte, disa e ruajnë atë tek vetvetja. Ajo ka efekte negative në trupin tonë, trurin tonë dhe ndoshta në mënyrën se si ne perceptojmë jetën tone”, thotë Bea.

Në raste të tjera, zemërimi është një emocion me të vërtetë i dobishëm. Është një mënyrë për të vendosur kufinjë.

 “Nëse dikush shkel të drejtat tona, ne e përdorim atë ndjenjë për të krijuar barriera në përpjekje për të mbrojtur veten tonë”, shton ai.

A është zemërimi me të vërtetë në rritje në shoqëri?

Hulumtimet e fundit tregojnë se ankthi dhe depresioni janë në rritje në SH.B.A. dhe kur nivelet e ankthit dhe depresionit rriten, zemërimi shpesh pason.

“Zemërimi nxitet nga perceptimi i kërcënimit. Dhe ne kemi një tendencë t’i perceptojmë gjërat si më të rrezikshme sot (sesa janë në të vërtetë) për shkak të këmbënguljes së mediave dhe lajmeve”, thotë dr. Bea.

Gjëra të vështira kanë ndodhur edhe në gjeneratat e mëparshme, por ato nuk ishin aq të publikuara.

Pra, si ta trajtojmë më mirë zemërimin tonë?

Ne nuk flasim shumë për zemërimin, nuk mësojmë se si ta njohim apo trajtojmë atë. Dhe zemërimi është një emocion refleksiv, kështu që mund të jetë e vështirë për ta menaxhuar atë në mënyrë aktive.

“Kur emocionet tona janë të përflakura, logjika dhe lloji i arsyetimit shkojnë në anën e rrugës së gabuara. Dhe kur jemi vërtet në ankth, provokimet dhe telashet e vogla mund të na hedhin mbi këtë prag ku ne tani po ndiejmë zemërim dhe ndoshta po sillemi me zemërim”, shton ai.

“Nëse mund të punojmë në vetëdijen tonë – duke ditur se si reagojnë mendja dhe trupi kur zemërohemi – mund të bëhemi më të mirë në kontrollin e zemërimit tonë. Sepse, nëse kemi një siguresë të shkurtër, ne jemi ata që paguajmë çmimin”.

Bëni hapa përpara, si qetësimi i trupit tuaj. Joga, një praktikë medituese është disiplinë e dobishme për sa i përket adresimit të trupit tonë.

Një mënyrë tjetër për të ndihmuar në kontrollin e refleksit tonë të zemërimit është t’i japim një emër – duke etiketuar atë që po na bën të zemërohemi. Nëse në të vërtetë mund ta etiketojmë, ose ta emërtojmë, me shumë kujdes, kjo shprehje quhet kokërrizë zemërimi. Sa më të rafinuar dhe më të saktë mund të jemi në lidhje me atë që po krijon zemërimin tonë (ose burimin e zemërimit tonë), ne zakonisht mund ta zvogëlojmë atë./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë