Një grua shqiptare që jetonte në SHBA ka ndërruar jetë pas infektimit me koronavirus.
Historinë e shqiptares që ishte emigrante në New York, e ka rrëfyer vajza e saj për CNN.
Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti i saj u larguan nga Ballkani për në SHBA në vitet 1970 dhe sipas vajzës së saj, ata të dy ”mishëruan ëndrrën amerikane”.
Çifti patën katër fëmijë, ndërsa në nëntorin e kaluar festuan 55 vjetorin e martesës.
“Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte edhe ajo për ne. Por ajo nuk e donte askënd më shumë se babin tim”
“Ata nuk kalonin kurrë asnjë ditë larg njëri -tjetrit”, ka thënë Liria vajza e saj.