Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Çfarë të mirash i sjellin lotët organizmit?

Shumë njerëz e marrin si shenjë dobësie të qarën. Por sipas psikologëve, ky duket të jetë një gabim i madh. E kjo për arsye se përballja me emocionet tuaja në të vërtetë kërkon forcë. 

Nëse në një situatë të caktuar ndjeni si lotët ju mblidhen, mos i mbani, ndjeni vetën të lirë të qani.

A e dini se çfarë të mirash i vijnë organizmit nga lotët e sinqertë?

Më poshtë mund të shihni benefitet e lotëve për organizmin.

Lotët i mbajnë të pastër sytë tuaj

Pasi të qani ju do të shihni më qartë. Kjo është për shkak se lotët lubrifikojnë kanalin e lotit. 

Por më e rëndësishmja, e qara ndihmon në hidratimin e mukozës. 

Të qarat ndihmojnë të luftoni ftohjen

Besojeni apo jo, kur sytë tuaj prodhojnë lot, ato ju ndihmojnë të  luftoni viruset dhe bakteret, veçanërisht në zonën përreth syve .

Lotët shërbejnë si një dezinfektues sepse ato përmbajnë lizozimë, e cila është aq e fuqishme sa mund të vrasë deri në 95% të baktereve në më pak se 10 minuta.

Lotët e trishtimit mund të largojnë toksinat

Mund të duket e pabesueshme por përbëja e lotëve ndryshon në varësi të situatës. 

Krahasuar me lotët që prodhohen kur qëroni një qepë për shembull, lotët shkaktuar nga një zënkë apo situatë e trishtuar  përmbajnë shumë derivate të toksinave. Pra, kur qani, i eliminoni ato nga trupi juaj./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë