Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Çfarë rreziku sjell gjumi i tepërt?

Shpesh dëgjojmë për rreziqet e gjumit jo të mjaftueshëm, por nga ana tjetër e spektrit, gjumi i tepërt gjithashtu duket se ka disa rreziqe.

Dihet që gjumi është një kohë kur trupi riparohet dhe rivendoset vetvetiu, dhe gjumi jo i mjaftueshëm mund të çojë në një mori të tërë problemesh shëndetësore.

Pra, sa më shumë orë gjumë më mirë?

Personat që flenë më shumë se 10 orë në ditë, në përgjithësi nuk gëzojnë një shëndet të mirë krahasuar me ata që flenë 7-8 orë në ditë.

Shqyrtimet e fundit të hulumtimeve aktuale nga ekspertët e Fondacionit Kombëtar të Gjumit zgjerojnë pak këtë spektër. Ata thonë se diku në intervalin prej shtatë deri në nëntë orë është normale dhe e shëndetshme për shumicën e të rriturve nga 18 deri 64 vjeç.

Sidoqoftë, në shumicën e studimeve dhe për shumicën e ekspertëve, mbi nëntë orë konsiderohet një sasi e tepërt ose e gjatë e gjumit për të rriturit.

GJumi i tepërt lidhet edhe me shëndetin e zemrës. Kur flini shumë, rrezikoni zemrën. Gjumi më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.

Ja se çka sjell gjumi i tepërt:

Depresion

Rritje e inflamacionit

Dhimbje e shtuar

Pjellori e dobësuar

Rrezik më i madh i mbipeshës

Rrezik më i madh i diabetit

Rrezik më i madh i sëmundjeve të zemrës

Rrezik më i madh për goditje në tru

Vdekshmëri më e lartë nga të gjitha shkaktarët./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë