Enj, Mar 4, 2021
Banner Top
Banner Top
Çfarë i shkakton çrregullimet paramenstruale?

Shkaktari kryesor i çrregullimeve paramenstruale është i panjohur, por ato që luajnë rol të madh janë  ndryshimet hormonale. Faktorë tjerë mund të llogaritet jeta e stërngarkuar si dhe historia familjare. Jo rrallë here, këto çrregullime mund të shpien edhe deri te depresioni.

Simptmat e çrregullimeve para menstruale janë:

Mëzia

Ankthi

Zemërimi

Nevoja e pakontrollueshme për të ngrënë

Plogështi

Probleme me gjumin.

Nëse keni disa nga këto simptoma 10 deri në 14 ditë para ciklit tuaj menstrual, të cilat menjëherë pas ciklit fillojnë të përmirsohen, atëherë ju mund të keni “çrregullimet emocionale para ciklit menstrual”. Fatkeqsisht nuk ka asnjë test ose analizë që e bënë diagnostikimin e menjëhershëm të çrregullimeve paramenstruale.

Metoda e mjekimit të këtyre çrregullimeve varet nga lloji i simptomave dhe sa të rënda janë ato. Mjeku mund të iu sugjeroj ndryshime në dietë si dhe stilin e jetës. Krahas këtyre, mund edhe të merrni ilaçe për zvogëlimin e këtyre simptomave.

Shumica e ilaçeve të cilat përdoren për të trajtuar depresionin përdoren edhe për të trajtuar çrregullimet paramenstruale. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se jeni të prekur nga depresioni, thjeshtë këto ilaçe mund të përdoren për të dy gjendjet shëndetsore./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë