I motivuar nga një video e cila është bërë virale në të gjitha rrjetet sociale, në të cilën polici ndihmonë një qytetarë I cili isht gati pa shenja jete në një qytet të Amerikës, drejtori I Qendrës Emergjente të Prishtinës Dr. Basri Lenjani në murin e tij të Facebook-ut ka shkruar një këshillë shumë të mirë dhe të nevojshme për të gjithë.
Poshtë po u bashkangjesim edhe shkrimin e Dr. Lenjanit.
“Pse është e rëndesishme të dijë gjithësecili prej nesh RKP-në
Të nderuar miq,
Në një video në internet në një qytet të Amerikës një polic sapo kishte parë
një njeri pa ndjenja kishte filluar menjeherë RKP-në.
Mirëpo çfarë është RKP dhe pse duhet të zbatohet ajo
Ringjallja kardiopulmonare (RKP) është një grup veprimesh që duhet të bëhen nëse një person ndalon frymëmarrjen ose nëse zemra e tyre ndalet. Qëllimi i RKP është që të detyrojë gjakun dhe oksigjenin të mbajnë rrjedhjen nëpër trup.Çdo pjesë e trupit ka nevojë për gjak dhe oksigjen për të mbijetuar. RKP nuk fillon përsëri zemrën e një personi. Megjithatë, ajo mund të vazhdojë të shtyjë gjakun dhe oksigjenin rreth trupit.
Ndërpreja e punës së zemrës dhe e frymëmarrjes nuk duhet të vlersohet si vdekje definitive,për shkak së keta të sëmure apo të aksidentuarit në disa raste,me metodën e reanimimit kardiopulmonal(RKP)mund të rikthehen në jetë.Ndërpreja e aktit të frymëmarrjes ose e punës së zemrës është pasojë e mungesës së organizmit pa oksigjen,që mund të sjell deri tek vdekja e qelizave.
Nëse shfaqet ndërpreja e qarkullimit si pasojë e çregullimit tëritmit të zemrës,pas 10 sekondash i sëmuri humb vetëdijen,kurse pas 30 sekondash i ndërpritet frymëmarrja.
Pas 60 sekondash,prej momentit te ndërprejes së qarkullimit të gjakut,bebëzat e syrit zgjerohen,gjendje e cila tregon shenjen e hipoksisë qendrore.
Pas 180 sekondash(3min)manifestohen dëmtimet e para te sistemit nervor qendror ndërsa pas 4 min kemi shfaqjen iversibile te qelizave të indit trunor.Nëse RKP fillon në tre minutat e para të jetës ekzistojnë shanset e mira për mbajtjen në jetë të pacientit,suksesi RKP është rreth 75%.
“Ska gjë më të bukur se të shpëtoni një jetë njeriu”
Me respekt
Basri Lenjani”
Shkrimit të tij Dr. Lenjani ia ka bashkangjitur edhe videon e policit hero nga Amerika të cilën mund ta shikoni edhe ju nga linku poshtë