Hën, Tet 26, 2020
Banner Top
Banner Top
Çfarë është Prolapsi?

Prolapsi gjenital ( prolapsi I organeve pelvike) është një gjendje shumë shqetësuese për femrat pasi ndikon direkt në cilësinë e jetës. Normalisht, organet pelvike si: fshikëza e urinës, mitra(uterusi) dhe rektumi mbahen në pozicion normal përmes një grupi muskujsh dhe ligamentesh të quajtura të gjitha së bashku diafragma pelvike. Kur këto muskuj dhe ligamente dobësohen, siç ndodh me kalimin e viteve, organet e mësipërme mund të rrëshqasin dhe të prolabojnë përmes vagjinës.

Çfarë shkakton prolapsi?

Përveç diskomfortit dhe ndjesi së diçkaje që prolabon përmes vagjinës, femrat mund të përjetojnë edhe ndjenjë presioni në fund të barkut, problem urinare, konstipacion dhe dhimbje gjatë seksit.

Cilat janë llojet e prolapsit gjenital?

Në varësi të organit që “rrëshqet” kemi disa lloje prolapsesh:

  • CISTOCELA- është prolapsi i fshikëzës së urinës në vagjinë duke krijuar një “fryrje” në murin anterior të vagjinës. Është lloji më i shpeshtë i prolapsit gential
  • REKTOCELA- është prolapsi i rektumit në vagjinë duke krijuar një “fryrje” në murin posterior të vagjinës.
  • PROLAPSI UTERIN- është prolapsi i mitrës, situatë kjo e cila nënkupton “rrëshqitjen” e mitrës në vagjinë.

Pse ndodh prolapsi gjenital?

Shumica e femrave që kanë prolaps kanë kryer disa lindje vagjinale. Në një pjesë të femrave që lindin në rrugë natyrale, kalimi i bebit nëpër kanalin e lindjes bënë që diafragma pelvike të dobësohet.

Ky dobësim, i kombinuar edhe me faktorë të tjerë si mbipesha apo sëmundje të mushkërive(të cilat shoqërohen me kollë e për pasojë me rritje të presionit abdominal) dhe dobësimi i ligamenteve me kalimin e viteve, bënë që të shfaqet prolapsi genital.

Si trajtohet prolapsi?

Format minore mund të trajtohen përmes ushtrimeve Kegel ose vendosjes së pezarit. Pezari është unazë silikoni që vendosët në brendësi të vagjinës dhe ka për qëllim suportin e motrës.
Format e avancuara trajtohen me anë të kirurgjisë. Këtu mund të përmendim kolpoperineorafinë, vendosjen e meshave të ndryshmë(TVT, TOT)deri edhe histerektominë vaginale.

Në rastin e prolapsit uterin, mitra e ka humbur cilësimin si organ pelvik (pasi prolabon përmes vagjinës) dhe në shumicën e rasteve histerektomania (heqja e saj) është zgjedhja e duhur. Ruajtja e saj rekomandohet vetëm në qoftë se pacientja është në moshë ende të re dhe dëshiron fëmijë. Në rastin e moshës së avancuar atëherë histerektomia është zgjedhja e duhur.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë