Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është pozitiviteti toksik dhe cilat fraza ‘pozitive’ ndikojnë për të keq?

Kur ndihemi të mërzitur, na duhet përkrahja e të afërmve dhe miqve. Por ndonjëherë, fjalët e të tjerëve, edhe të atyre që i duam, mund të shkaktojnë ndjanja negative.

Pozitiviteti toksik, na inkurajon që t’i injorojmë emocionet, t’i zhvlerësojmë problemet dhe të ndjejmë një optimizëm të paarsyeshëm. Disa fraza mund të duken pozitive, por në fakt ato vetëm mund të provokojnë ndjenja negative.

Më poshtë mund t’i lexoni disa fraza që ndikojnë në emocionet e juaja për të keq.


‘Je i/e fortë. Ti mund të ia dalësh’ – kjo frazë thuhet për të ju motivuar por në fakt e ka efektin e kundërt. Mënyra më e mirë është të thuash ‘Nuk mund ta imagjinoj se sa e vështirë është kjo gjë për ju. Si mund të ju ndihmoj?’


‘Më ka ndodhur edhe mua’ – cdo njeri ka mënyrën e tij se si vepron ndaj një situate të vështirë. Prandaj nuk është zgjidhje të thuhet ‘edhe unë kam përjetuar të njëjtën gjë’ pasi njerëzit kanë mënyra unike të të reaguarit. Më mirë se të thuhet kjo ju mund të thoni ‘Kam përjetuar një situatë të ngjashme para një kohe të gjatë, por kam arritur ta tejkaloj. Rasti yt është i vecantë, por do doja të të ndihmoja’.


Koha shëron gjithcka’ – kjo frazë irriton personat që janë thellësisht të lënduar, ose që janë duke vuajtur për vdekjen e dikujt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë