Die, Mar 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Çfarë është pH-ja dhe cilat janë vlerat normale të saj?

Keni dëgjuar për Pehashin e për rëndësinë e tij në organizmin tonë?

Pehashi në terma shkencor njihet si pH. Por çfarë është pH-ja?

Organet e tona përbëhen nga oksigjeni, karboni dhe hidrogjeni, e pH-ja matë veprimin e hidrogjenit dhe balancit të aciditetit dhe alkalinitetit në organizëm.

pH do të thotë “vlerë e jonit hidrogjen” dhe shkalla e tij tregon se sa acide ose sa bazike janë në një substancë. Shkalla e pH-së tregon se sa një trup është acidik ose alkalin. Trupi juaj kujdeset gjithmonë që të mbajë nën kontroll nivelin e pH-së në gjak dhe në lëngje të tjera, pasi niveli i duhur i tij ndikon drejtpërdrejt në shëndet.

Shkalla e pH-së varion nga 1 deri në 14. Kur pH-ja është nga 1-6 tretësira është acidike, kur vlera e saj është 7 atëherë është neutrale, normale është nga 7.35 deri në 7.45 kurse kur pH-ja kur shkon nga 8-14 tretësira është bazike.

Por t’i largohemi termeve shkencore dhe të flasim se si rriten vlerat e pH-së në gjak dhe sa e rëndësishme është që të pH-ja të ketë vlerë normale?

Problemet e ndryshme shëndetësore mund të bëjnë që të rritet niveli i pH-së në gjak. Sëmundjet si: Astma, diabeti, sëmundjet qe lidhen me veshkë apo mushkri, hemoragjia apo edhe keqpërdorimi me substanca narkotike mund të bëjnë që të çrregullojnë nivelin e pH-së në gjak.

Përcaktimi i pH-s ë është esencial për rrjedhën normale të të gjitha proceseve meatabolike. Disekuilibri i tij në organizëm lidhet me shumë probleme të tjera.

Për shkak të shkallës jo normale të pH-së në gjak ju mund të keni probleme shëndetësore si: Crregullime hormonale, dëmtime në veshka, crregullime në peshë, probleme me zemër, tretje të ngadalësuar e madje  – madje disekulibri i  pH-së në gjak lidhet drejtëpërdrejtë me kancer.

Lidhjen e kancerit me nivelin e pH-së, për herë të parë e ka bërë shkencatari Otto Warburg. Ai madje për këtë gjetje të tij në vitin 1931 ka marrë çmimin Nobel. Warburg thoshte se asnjë sëmundje nuk do ekzistonte, përfshirë këtu edhe kanceri, në një ambient alkalin. Ai ka vërtetuar që niveli i ulët i oksigjenit në organizëm shkakton qeliza të kancerit ./Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë