Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është herpesi?

Herpesi është një infeksion i zakonshëm, afatgjatë që shkaktohet nga virusi simplex i herpesit (HSV) dhe zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë.

Simptomat e këtij infeksioni mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e para apo ripërsëritje simptomash. Ato mund të ndryshojnë në natyrë, në varësi të vendit ku shfaqen.

Herpes mund të shfaqet në buzë (herpes oral), në pjesët gjenitale (herpes gjenital) ose në pjesë të tjera të trupit (herpes jogjenital).

Ekzistojnë dy lloje të virusit të herpesit gjenital: herpes simplex i llojit 1 (HSV-1) dhe herpes simplex i llojit 2 (HSV-2).

Ky virus mund të transmetohet në çfarëdolloj moshe. Shumë njerëz nuk përjetojnë simptoma të dukshme duke mos qenë në dijeni fare se mund të jenë në kontakt me virusin. Ata mund t’i vënë re simptomat shumë vonë. 

Në periudhën e parë të herpesit gjenital, ju mund të vini këto simptoma:

-Ënjtje e gjëndrave tuaja limfatike;

– Simptoma në formë gripi, si p.sh: dhimbje muskujsh, lodhje, dhimbje koke dhe temperaturë;

– Ënjtje, dhimbje ose kruarje përreth zonës gjenitale;

– Dhimbje gjatë urinimit si rezultat i ndjeshmërisë në zonën tuaj gjenitale.

Deri më tani nuk ekziston asnjë kurë për virusin e herpesit. Zakonisht simptomat e këtij virusi zhduken brenda 2 deri në 4 javë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë