Sht, Jan 23, 2021
Banner Top
Banner Top
Çfarë është burnout dhe si ta mënjanoni?

Një hulumtim i bërë nga Gallup, ka gjetur që amerikanët kalojnë mesatarisht 47 orë në punë, çdo javë. Për kompanitë e reja, numri i orëve të shpenzuara në punë shkon edhe më lart.

Ajo që injorojnë të gjithë, është stresi që të shkakton puna apo siç njihet me termin shkencor: burnout.
Për shkak të ‘burnout’ një person mund të jetë tej mase i stresuar e madje edhe të jetë më pak produktiv në punë. Madje sipas Mayo Clinic, kjo gjendje mund të shkaktojë edhe sulm në zemër.


Merrni pushim – Jo gjithmonë orët e stërzgjatura në punë, rrisin produktivitetit. Madje, shpeshherë kjo rritë mundësinë për të bërë gabime trashanike. Mundësoja vetës pak pushim në mënyrë që ta mënjanonini fenomenin e ‘burnout’.


Gjej kuptimin e punës – Pavarësisht në çfarë industrie punon, të gjesh kuptimin e asaj që bënë të largon nga ‘burnout’.
Rrite kreativitetin duke mësuar – Mësimi nuk duhet të përfundoj, pasi përfundon shkollimin. Ju duhet të mësoni gjithmonë, ndonëse jeni të punësuar. Përdersia filloni të mësoni gjëra të reja, mendja juaj do të jetë e gatshme që të gjejë shumë zgjidhje edhe në punë.


Bëji prioritet lidhjet që keni – Ju duhet të gjeni kohë për të qëndruar me njërzit, jashtë punës. Të qëndroni me familjen e shoqërinë, do iu bëjë që ta largoni stresin e tepruar në punë. /Familja Jone

Arkiva

Kategoritë