Mon, Feb 17, 2020
Banner Top
Çfarë e shkakton hapjen e poreve?

Gjëndrat yndyrore janë faktori numër një i zgjerimit të poreve në lëkurë, gjë që i bën të jenë të dukshme edhe me sy të lirë. 

Duhet të dini se përmasa e tyre varet drejtpërsëdrejti nga hormonet por edhe gjenetika, ndaj është e pamundur ta shmangni praninë e tyre, ndonëse mund të përpiqeni për t’i bërë sa më pak të dukshme. 

Shmangni me patjetër shtrydhjen, për vetë faktin se diça e tillë nxit shtrirjen e tyre në një sipërfaqe të konsiderueshme të lëkurës.

Sipas dermatologut  Dr. Doris Day në New York është shumë e rëndësishme vendosja e kremit mbrojtës ndaj diellit, për shkak se rrezatimi e dehidraton lëkurën dhe i nxit gjendrat e yndyrës të hidhen në veprim duke i zmadhuar akoma më shumë poret. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, sasia e tepërt yndyrore mund të shkaktojë formimin e pikave të zeza ose topthave të bardhë, për vetë faktin se vaji bllokon dhe pengon ajrosjen e lëkurës. Sigurohuni ta vendosni kremin e diellit përpara fondatinës duke e lënë të veprojë si shtresë mbrojtëse. Në verë SPF- ja sugjerohet të jetë në nivelin 50, e ndërsa gjatë dimrit mjaftoni me një mbrotje 25 ose 30.

Një nga sekretet më të mëdha të mirëmbajtjes së lëkurës dhe dukjes sa më të pakët të poreve është pastrimi i mirëfilltë, që largon çdo papastërti dhe prezencë yndyre mbi të. Për ta arritur këtë ndiqni rregullin e pastrimit të dyfishtë: përdorni fillimisht një pastrues yndyror dhe më pas pastrojeni sërish lëkurën përmes një kremi, shkume apo xheli, në varësi të llojit të lëkurës suaj.

Përdor një retinoid

Armiku numër një i poreve të zgjeruara është retinoli, në thelb vetë vitamina A. 

Kështu, kur ju e vendosni mbi lëkurë kovertohet në acid retinoik, që nxit mirëfunksionimin e qelizave, zbutjen e rrudhave, prodhimin e kolagjenit dhe zvogëlimin e yndyrnave duke reduktuar aknet dhe tkurrur poret. 

Mos harroni; sa më pak vaj aq më shumë pore të padukshme. Sugjerohet që në dy javët e para ta përdorni retinolin vetëm një ose dy herë në javë, ndërkohë që në javën e tretë 2-3 herë në javë e ndërsa pas një muaji, nëse vini re që lëkura ka reaguar për mirë, pra nuk është tharë ekstremisht shumë, mund ta përdorni çdo natë./Familja Jonë

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë