Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
CDF-ja vazhdon përkrahjen e zbatimit të Programit kombëtar për luftimin e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që  Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF vazhdon përkrahjen e zbatimit të Programit kombëtar për luftimin e pandemisë COVID -19 në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të pandemisë së COVID -19, në Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot CDF ka dorëzuar:

– Aparaturën për testimin për COVID -19 të njohur si RT PCR,
– Sistemin robotik për përgatitjen e e testimeve me RT PCR dhe
– Material shpenzues për këto testime.

Ky donacion, do të rrisë kapacitetin e Laboratorit molekular të IKSHPK-së, shtimin e numrit të testimeve dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes si një nga shtyllat kryesore të luftimit të epidemisë me COVID 19.
Për më shumë aparatura e dhuruar do të shërbej edhe për testimin dhe zbulimin e hershëm edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse.

Vazhdimi i mbështetjes së sistemit shëndetësor u bë përmes Programeve për HIV dhe Tuberkuloz të përkrahura nga Fondi Global dhe të zbatuara nga CDF në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë.


Youtube

Arkiva

Kategoritë