Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Bullizmi në shkollë mund të ndikojë në të ardhmen

Një studim i ri ka treguar se fëmijët të cilët janë viktimë e bullizmit janë rreth 40% më shumë të rrezikuar për çrregullime të shëndetit mendor në moshën 20 vjeçare. Po ashtu, është parë se të rinjtë me histori bullizmi kanë 35% më pak gjasa të jenë të punësuar.

Në këtë studim janë përfshirë 7000 sudentë të moshës 14-16 vjeç. Adoleshentët janë intervistuar vazhdimisht deri në moshën 21 vjeç e më pas në moshën 25 vjeç.

Disa shembuj të bullzimit të analizuar në studim ishin rastet kur adoleshentët kanë qenë viktimë e ofendimeve verbale, përjashtimit nga grupe shoqërore ose kërcënime me ose pa dhunë.

Sipas studimit gjysma e adoleshentëve të përfshirë në këtë studim kanë qenë viktimë e bullizmit.

Vajzat më shpesh kanë qenë pre e bullizmit verbal dhe përjashtimit nga grupet shoqërore, ndërkohë që djemtë kanë qenë viktimë edhe e dhunës.

Në moshën 25 vjeçare, ata adoleshentë te cilet kanë qenë pre e bullizmit në të shkuarën kanë treguar të kenë më shumë gjasa për probleme të shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi dhe kanë pasur më shumë vështirësi në gjetjen e një pune. Ata që ishin të punësuar dhe kishin pasur histori bullizmi paguheshin më pak se moshatarët e tyre për të njejtin pozicion pune.

Është vërejtur se sa më të dhunshme dhe persistente eksperiencat e bullizmit, aq më të rënda pasojat afat-gjata.

Ky studim rrëzon disa teori të cilat e tregojnë bullizmin si një fazë që adoleshentët mund të kalojnë dhe se mund të ndikojë në formimin e karakterit të tyre. Ky studim tregon se bullizmi ndikon jo vetëm në cilësinë e jetës të adoleshentëve që e përjetojnë por mund të ketë ndikim negativ edhe afatgjatë.

Studiesit që kanë udhëhequr këtë studim shprehen se është shumë e rëndësishme të ndërhyet herët në parandalimin e çdo forme bullizmi te fëmijët dhe adoleshentët dhe kryesisht formave të dhunshme. Kjo duhet të bëhet me ndihmën e shkollave dhe prindërve duke nxitur sjellje pozitive te fëmijët dhe duke inkurajuar vetbesimin.

Ata shtojnë se prindërit duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj problemeve që mund të jenë duke u përballur fëmijët e tyre:

“Nëse fëmija e sheh që ju jeni të interesuar, ata do t`ju tregojnë më shumë probleme që mund të jenë duke hasur perfshij dhe eksperienca të lidhura me bullizmin.”

“Duhet të jeni shumë të qartë me fëmijën tuaj në lidhje me sjelljen e tij ndaj të tjerëve. Të mos respektosh të tjerët duhet të jetë krejtesisht e papranueshme dhe nëse ata një ditë mund të jenë pre e një situate të tillë mund të gjejnë mbështetje tek ju.”


“Bullizmi nuk është një fenomen i njohur vetëm te fëmijët dhe adoleshentët. Atë mund ta gjejmë dhe mes të rriturish. Mund ta shohim çdo ditë në punë dhe në grupet tona shoqërore. Është e rëndësishme të kuptojmë se edhe të rriturit duhet të sillen ashtu siç do të donin që fëmijët e tyre të silleshin, vetëm në këtë mënyrë mund të jepet shembulli i duhur.” shprehet udhëheqësi i këtij studimi. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë