Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Brushat, bartëset më të mëdha të infeksioneve në lëkurë

Brushat janë pjesë thelbësore e kujdesit ndaj lëkurës dhe sigurisht çelësi i një grimi të përsosur.

Për këtë arsye duhet t’i trajtoni me dashuri dhe t’i lani sistematikisht.

Mbledhja e papastërtive tek brushat mund të shkaktojnë akne dhe skuqje e acarim të lëkurës.

Brushat duhen larë çdo javë dhe nëse jeni artist grimi ose lyheni konsiderueshëm, këshillohet t’i lani pas çdo përdorimi.

Si t’i lani?

1. Mbushni një gotë me ujë të ngrohtë dhe pak shampon.

2. Rrotulloni brushat në ujë dhe masazhoni butësisht  fundet që të largoni pisllëkun.

3. Shpëlajini me ujë të pastër dhe me kujdes shtrydhini nga uji.

4. Vendosini në një sipërfaqe të sheshtë që të thahen.

5. Për një pastrim të përditshëm përdorni preparat enkas për larjen e brushave.

6. Vendosni një sasi të lëngut në një filxhan të vogël dhe zhysni furçën brenda.

7. Rrotulloni furçën në një pecetë që do të absorbojë larësin dhe do të marrë edhe pisllëkun me vete.

Tags: , , ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë