Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Brenda një muaji, koronavirusi u merr jetën prindërve dhe dy vajzave të tyre

Një nënë, baba dhe dy vajzat e tyre nga Teksasi ndërruan jetë nga koronavirusi në më pak se një muaj.

Sipas “Metro”, vajza më e madhe, Angelica Bautisa ishte e para që u largua nga jeta në moshën 49-vjeçare, më 14 korrik. Pastaj, më 31 korrik, ndërroi jetë nëna 70-vjeçare. Vetëm tre ditë më vonë, më 3 gusht, vdiq edhe 37-vjeçari Marisol. Babai i familjes, Abelardo Bautisa, 75-vjeçar, gjithashtu ndërroi jetë më 11 korrik.

“Dukej sikur babai po shërohej nga koronavirusi. Situata me të ishte në rregull. Ne menduam se ai po shërohej, por humbja e tre të dashurve e tërhoqi atë në fund. Përfundimisht edhe ai ndërroi jetë”, tha Gerry Bautisa, djali i cili gjithashtu ishte i infektuar me COVID-19, ashtu si gruaja e tij.

“Në një moment unë qava gjithë kohën, dhe pastaj, kur babai im vdiq , “vdiqa” edhe unë. Ishte një tronditje e tmerrshme”, tha Gerry për televizionin lokal.

Gerry kaloi disa ditë në spital për shkak të infektimit, ai arriti të shërohet. “Sa herë që kollitja, kisha ndjenjën se dikush po më shtypte mushkëritë”, tha ai.

“Të gjithë janë të infektuar dhe të vdekurit janë thjesht statistika dhe numra. Por, ata janë qenie njerëzore. Ne nuk duhet të flasim vetëm për numra. Për të vdekurit duhet të themi se ishin baballarët, nënat ose fëmijët e dikujt …”, shtoi në fund Gerry.

Ndryshe, mbi 21 milionë njerëz janë infektuar në botë gjersa kanë ndërruar jetë mbi 765 mijë persona.

Youtube

Arkiva

Kategoritë