Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Blogerja Benarda Kadriu: Të punosh si blogere duhet të sakrifikosh shumë nga koha e çmuar

Altina Marmullaku

Të jesh blogere është ndoshta puna më “in” e momentit. Promovon stilin personal të jetesës, reklamon veshje, ke famën dhe vëmendjen e njerëzve që jo çdo kush e ka. Mirëpo, për të kuptuar jetën e blogerëve anët pozitive dhe negative të këtij profesioni, të gjitha këto i rrëfen blogerja nga qyteti i Kërçovës, Benarda Kadriu për portalin Familja Jonë.

Familja Jonë: A mund të na jepni disa informacione për veten dhe rrugën tuaj për të u bërë blogere?

Benarda Kadriu: Unë vij nga një qytet i vogël i Maqedonisë së Veriut, i quajtur Kërçova.. Kam përfunduar studimet për Shkencat Politike, master Diplomaci..

Të pasurit një stil unik është një miks i shijes personale dhe ndjekjes së trendeve të fundit..

Pasioni im për modën ka nisur shumë më herët, ku më pas këtë pasion e kam konkretizuar me idenë për të hapur një blog. Mua gjithmonë më ka tërhequr bota e modës, trendet e fundit si dhe stilet e veçanta.., dhe hapja e një blogu është hapi i parë për t’ju afruar kësaj bote..

Ishin familjarët dhe miqtë e mi ata që më shtyn ta bëj këtë hap, pasi ato i pëlqenin fotografitë e mia dhe kështu më nxitën që stilin tim t’a shihnin edhe publiku më i gjerë…

Familja Jonë: Çfarë ju bëri që të dëshironi punën tuaj si blogere?

Benarda Kadriu: Të punosh si blogere duhet të sakrifikosh shumë nga koha e çmuar në mënyrë që t’i përkushtohesh me gjithë forcat e tua pasionit dhe ëndrrës tënde. Mirëpo duhet ta pranoj që kjo është një detyrë që ja kam ngarkuar vetes me shumë dëshirë dhe e realizoj me shumë pasion. Të sjell gjëra të reja dhe të pëlqyeshme më jep kënaqësi dhe më lejon të jem vetvetja, duke u shprehur ashtu siç ndjej nëpërmjet stilit tim.

Familja Jonë: Cilat janë anët negative dhe pozitive që ka puna si blogere?

Benarda Kadriu: Anët pozitive që ka puna si blogere janë se njeh personazhe të rinj çdo ditë, krijon miqësi të reja, ftohesh nëpër evente tek të cilat nuk ke imagjinuar ndonjëherë se mund të jesh pjesë e tyre.

Gjithashtu ke adrenalinë kur poston dhe e di që ke njerëz që të pëlqejnë sepse komentojnë fotografitë si dhe veshjet e tua.

Mirëpo si anë negative është se duhet të jesh e përgatitur pasi ndonjëherë mund të ndodh edhe e kundërta ! Edhe pse mua më pëlqen edhe nëse komentojnë negativisht, pasi kjo domethënë që ato më ndjekin!

Familja Jonë: Si blogere a mendoni se duhet shpenzuar shumë para për të u dukur bukur apo mjafton aftësia për të ditur si të kombinohemi?

Benarda Kadriu: Si për mua, ashtu besoj edhe për secilën blogere tjetër, nuk është e rëndësishme veshja e shtrenjtë. Mund të shpenzosh shumë pak dhe të vishesh mirë, por mund të ndodhë edhe e kundërta të shpenzosh shumë dhe në fund mos dukesh bukur. Prandaj rëndësi ka të kesh stilin tënd të veshjes dhe duke përcjellë modën mund të bësh kombinime të ndryshme.

Familja Jonë: Cili është mesazhi juaj për ata që pëlqejnë stilin dhe blogun?

Benarda Kadriu: Nuk e di saktësisht se çfarë mesazhi t’ju jap atyre që e pëlqejnë stilin dhe të bukurën, por di tu them që të punojnë shumë për gjërat që duan dhe qëllimet që ja kanë caktuar vetes.

Pasi është shumë e thjeshtë të ndjekësh modën, mirëpo është shumë më e vështirë të tregosh stilin tënd. Nuk është e thënë t’u bindesh shitjeve të dikujt tjetër, por duhet të mundohemi të kultivojmë shijen tonë personale… Të adhurojnë modën, të kenë pasion dhe të jenë vetëvetja mos kopjojnë, kështu do të ecin gjithmonë përpara.. /FamiljaJonë/

Arkiva

Kategoritë