Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Bizelja, shija më e neutrale për bebe

Gatuar nga: Teuta Pozhegu
Këshilla dhe Receta për Beba&Fëmijë (FB&IG)

Bebi juaj tashmë është 6 muajsh dhe duhet të fillojë të ushqimi.
Preferohet të fillohet me ushqime që kanë shije neutrale, në këtë grup hynë bizelet, avokado dhe kungullesha.
Bizelja është lehtë e pranueshme sepse në bazë ka shijen e ëmbël.
– Vlerat ushqyese si vitamiat A, B, C, magnez e fosfor e bëjnë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme të  jetë pjesë e menyve të fëmijëve dhe familjeve tona, për një stomak të mirë, për një metabolizëm më të mirë.
– Por gjithmonë duhet pasur kujdes në zierjen e mirë të bizeles dhe në bluarjen sepse lëvoret e saj mund të mbesin lehtësisht në fyt.

Bizelja nuk është alergjenë i fortë sidoqoftë mund të shkaktojë një të tillë andaj mos harroni:

  • Jepet 3 ditë i njëjti përbërës për pranim shijesh dhe reaksion alergjik.

Sasia që një bebe në këtë fazë mund të konsumoj është prej 30-80 gramë dhe nuk është shqetësuese sepse si normë e tillë rekomandohet po ashtu në udhëzuesin e OBSh-së të principeve të ushqyerit me ushqim të ngurtë te bebet.
Pas çdo racioni fëmijës duhet të i ofrohet ujë, dhe sasi që një bebe mund të pijë mund të varioj nga 10 ml deri në 30 ml për racion, dhe për një bebe që ushqehet me qumësht gjiri nuk është shqetësuese edhe nëse nuk pi ujë mjaftueshëm sepse e zëvendëson përmes qumështit të gjirit
Për çdo shqetësim gjatë dhe pas ushqyerjes së fëmijës tuaj ju lutem drejtohuni pediatrit të fëmijës tuaj apo ndihmës përkatëse mjekësore .

Bizelja si produkt vendor më së miri është të blihet në sezon dhe të ngrihet e pastruar mirë, zierja e saj në avull bëhet për  bebe 6 muajshe ndërsa në zierje në ushqim bëhet më shpejtë, koha relative është 10 minuta, ndërsa skuqja e saj nuk preferohet për bebet dhe fëmijët.

Nëse bizelen e bleni atëherë sigurohuni të jetë perime e ngrirë në qeskë dhe jo në kavanoz qelqi apo kanaqe.

Këshilla dhe Receta për Beba&Fëmijë (FB&IG)

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë