Sht, Shk 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Bislimi: Do të mbyllen bizneset që do rrisin çmimet

Ministri i Financave dhe Transfereve , Besnik Bislimi, ka mbajtur një takim me stafin e ATK-së, për të ndërmarr masat kundër keqpërdorimeve të bizneseve pas përhapjes së koronavirusit.

Bislimi duke folur për panikun që është krijuar nga qytetarët të cilët po blejnë ushqime me shumicë, ka potencuar që në rast që vihen re ngritje të çmimeve nga bizneset, ato do të mbyllen.

“Bizneset në këto situata punojnë për përfitime të përkohshme, ndikon buxhetin dhe në krijimin e një panik të arsyeshme ku qytetarët dëshirojnë të blejnë që mos të pësojnë në ngritjen e çmimeve”.

“Kemi pasur një takim dhe kemi diskutuar se çfarë masa të ndërmarrim që t’i mbrojmë qytatarët. Të kthej çmimet në nivelin normal, ATK-ja të dal në terren për të inspektuar marketet dhe farmacitë për të identifikuar çmimet. Në rast se ka çmime të tilla, atëherë do të ndërmarrim veprime rigoroze në mbylljen e biznesit”, ka thënë Bislimi.

Gjithashtu Ministri Bislimi ka kërkuar që gjatë këtyre ditëve njëri prind të qëndrojë me fëmijët, e tjetri të punojë./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë