Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Bill Gates zbuloi se sa para investoi në vaksinat kundër COVID-19

Bill dhe Melinda Gates botuan një letër vjetore në faqen e tyre të internetit në të cilën flasin për pasojat e mundshme të kësaj dhe pandemive të ardhshme.

Sipas tyre, ashtu si Lufta e Dytë Botërore ishte një ngjarje vendimtare për brezin e prindërve tanë, pandemia e coronavirusit do të përcaktojë tonën.

“Dhe ashtu si Lufta e Dytë Botërore çoi në një bashkëpunim më të madh midis vendeve për të mbrojtur paqen dhe për t’i dhënë përparësi të mirës së përbashkët, tani bota ka mundësinë t’i kthejë këto mësime të vështira që kemi mësuar gjatë pandemisë në një të ardhme më të shëndetshme, më të barabartë për të gjithë”, pohoi Gates.

Ky i fundit tregoi edhe sa para i ka shpenzuar kompania e tyre rreth pandemisë globale, e cila kap shifra prej 1.7 miliard dollarësh, raporton businessinsider.

“Kompania jonë deri më tani ka investuar 1.75 miliard dollarë në luftën kundër COVID-19. Pjesa më e madhe e këtij financimi është përqendruar në prodhimin dhe prokurimin e materialeve kritike mjekësore. Për shembull, ne kemi mbështetur shkencëtarë të cilët kanë krijuar ilaçe të reja për infeksionin e coronavirusit, përfshirë antitrupa monoklonale dhe kemi punuar me një shumëllojshmëri partnerësh për të siguruar që këto barna të formulohen në një mënyrë që është e lehtë për t’u transportuar dhe përdorur në pjesët më të varfra të botës”, shkroi ai.

Ndryshe, bota deri më ka regjistruar mbi 100 milionë të infektuar me virus gjersa kanë ndërruar jetë 2.16 milionë persona.

Youtube

Arkiva

Kategoritë