Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Bie numri i pacientëve të shtrirë në spitalet rajonale

Numri i pacientëve të shtrirë në institucionet publike shëndetësore në vend ka rënë së fundmi.

Me rënien e numrit të rasteve të reja me këtë virus, ka rënë edhe numri i pacientëve të hospitalizuar.

649 pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

436 nga këta pacientë janë të infektuar me virusin COVID-19, nga të cilët 7 janë në respiratorë, 31 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 466 me oksigjen.

Vetëm në klinikat e liruara për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 281 pacientë, nga të cilët 213 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 24 të konfirmuar negativ dhe 44 të pakonfirmuar, transmeton Gazeta Express.

5 nga pacientët janë në respiratorë, 9 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 197 me oksigjen.

Ndërsa, në spitalet rajonale janë të shtrirë 368 persona, 223 nga të cilët janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 86 janë të konfirmuar negativ dhe 59 të pakonfirmuar.

2 nga pacientët janë në respiratorë, 22 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 269 me oksigjen.

Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 98 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 47 pacientë, në Spitalin e Pejës 97 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 43 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë 13, në Spitalin e Mitrovicës 29 ndërsa në Spitalin e Ferizajit 41.

Youtube

Arkiva

Kategoritë