Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Besjan Mustafa infektohet me COVID-19

Ministri i Bujqësisë, Besjan Mustafa, është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Të dashur qytetarë,

Dje mora rezultatin nga testi për virusin Covid-19, dhe kam rezultuar pozitiv! Ndjehem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.

Falënderoj familjen për kujdesin, si dhe të gjithë miqtë dhe dashamirët për interesimin.

Por, falënderimet më të mëdha më duhet t’ia drejtoj punonjësve shëndetësorë të cilët po japin maksimumin, duke mos kursyer as shëndetin e tyre, që t’i gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës.Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore.

Prandaj, ruajeni shëndetin tuaj, të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë.Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin Covid-19”, shkroi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë