Mar, Tet 27, 2020
Banner Top
Banner Top
Berry Good

Gatuar nga: Green & Protein

Qumësht I arrave indiane I pergatitur nga Green & Protein,

Fara chia,

Banane,

Futamali,

Copëza kokosi,

Kanellë,

Agavi nektar (ose mjaltë, sipas dëshirës)

Berry Good është një desert shumë me shije, por në të njejtën kohë edhe shumë I shëndetëshëm falë përbërësve që I ka.

Arra indiane është e mbushur me enrgji, antioksidantë, minerale dhe vitamina të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Ky paraqet një nga përbërësit më të njohur dhe të shijshëm në mbarë botën.

Ky frut arror është me përqindje të lartë të kalorive. 100 gr arra të këtij lloji sigurojnë 553 kalori. Janë të mbushura me fibra të tretshme dietetike, vitamina, minerale që ndihmojnë edhe në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Janë burime të mineraleve esenciale, si mangani, kaliumi, bakri, hekuri, magnezi, zinku, seleni.

Një grusht i këtyre arrave në ditë siguron mjaftueshëm prej këtyre mineraleve dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve. Këto fruta arrore janë poashtu të mirë edhe në shumë vitamina esenciale si acidi pantotenik pyridoksin, riboflavin dhe thiamin. 100 gr arra sigurojnë 32% të niveleve të përditshme të rekomanduara. Kanë funksion anti­oksidus në organizmin e njeriut.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë