Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Bajrami: Kemi filluar kontaktet që të mundësojnë mësimin online

Ministria e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka shkruar në Facebook që janë duke punuar për të zhvilluar mësimin online.

Ky është statusi i saj i plotë

“Të nderuar qytetarë,

Të dashur nxënës e mësimdhënës,

Menjëherë pas marrjes së masave për ndërprerjen e mësimit në të gjitha nivelet, kemi filluar edhe kontaktet me operatorët ekonomik të cilët mund të ofrojnë ekspertizën e tyre, platformat apo infrastrukturën që mundëson mësimin online (virtual). Deri tani kemi inicuar kontakte me përfaqësuesit e Microsoft, Gjirafa.comEdukimi.net dhe LinkPlus, të cilët i falënderojmë për gatishmërinë e treguar për të mundësuar aplikimin e këtij formati të mësimit. Në ndërkohë, kabineti është duke identifikuar edhe operatorë tjerë potencial që do të mund të ndihmonin në organizimin e mësimit alternativ nga distanca në këto rrethana. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që mund të ofrojnë kontribut në këtë proces që të lajmërohen në MAShTI. Po ashtu, kemi vendosur kontakte me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe po analizojmë metodat më të mira që mund të aplikojmë për ofrimin e mësimit për të gjithë studentët.

Ministria do të angazhohet që kjo formë e mësimit alternativ të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme në aspektin teknik dhe përmbajtësor, duke pasur parasysh rrethanat ekzistuese”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë