Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Baftiu: Turp, mjekët tanë shkojnë në deti, ndërsa Italia e Turqia na ofruan mjek nëse ne kemi nevojë

Virusi Covid-19 nuk i ka kuresyer as anesteziologët në Qendrën Klinike Univerzitare të Kosovës.

Nga 40-të sa janë gjithësej në këtë institucion shëndetësor, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit.

Këtë e ka konfirmuar për Portali.info, drejtori i Anesteziologjisë në QKUK, Nehat Baftiu.

“Të tjerët momentalisht jemi mirë me shëndet, më vonë të shohim”, ka pohuar Baftiu.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se një anesteziolog e ka lënë punën në QKUK, duke kaluar diku në një klinikë private për të ofruar shërbime.

“QKUK rrezikon të mbetët edhe pa anesteziolog të tjerë, pasi gjendja pandemike po i kërcënon ata ta lënë punën”, shtoi anesteziologu.

Baftiu ka thënë se derisa mjekët-anesteziologët tanë pushimet po i kalojnë në vende bregdetare, shtetet si Italia e Turqia këtë javë i kanë ofruar ndihmë vendit tonë.

“Është e turpshme për neve, sepse Italia dhe Turqia na ofruan mjek për ndihmë nëse veç kemi nevojë, e mjekët tanë po dalin dhe kohën e pandemisë e po kalojnë pushimet nëpër vende bregdetare”, shtoi Baftiu.

Rikujtojmë se Italia ishte ndër shtetet e para që pësoi më së shumti vdekshmëri në popullatë nga Koronavirusi, në mesin e tyre edhe shumë shërbyes shëndetësor. /Portali.info/

Youtube

Arkiva

Kategoritë